LAJMI I FUNDIT:

Shpërndahen protestuesit, pelegrinët serbë nuk erdhën në Gjakovë

Shpërndahen protestuesit, pelegrinët serbë nuk erdhën në Gjakovë

Pelegrinët serbë nuk kanë ardhur sot në qytetin e Gjakovës për pelegrinazhin e tyre të rregullt vjetor.

Ndërkohë qytetarë të shumtë të Gjakovës sot ishin mbledhur që nga ora 8 e mëngjesit për të protestuar kundër ardhjes së tyre.


Ata protestuan sot në qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Protestuesi Kasim Qerkezi tha se ka humbur 5 familjarë, e ndër ta edhe djalin e tij 18 vjeç.

“Nuk jemi kundër festës, çdo vit do të protestojmë për familjarët tanë ende të pagjetur”.

Ai tha se 4 prej familjareve që i janë vrarë ende nuk janë gjetur.

Sebahate Doli, tha se do protestojnë “sepse na kanë bërë shkrumb e hi”.

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, koloneli Ahmet Hasi, tha për Kallxo.com se pelegrinët serbë nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë në Gjakovë.

Gjakovarët protestojnë kundër vizitës së serbëve që kanë bërë krime (Foto)
Lexo po ashtu Gjakovarët protestojnë kundër vizitës së serbëve që kanë bërë krime (Foto)

Mirëpo sipas tij ata as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë.

“Pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë, mirëpo as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë. Ne gjithsesi kemi ndërmarr masat gjatë protestës”, ka thënë Hasi

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori