LAJMI I FUNDIT:

Anija hapësinore kineze që lëvizë deri me 200 kmh, ka filluar eksplorimin e anës së errët të hënës (Foto)

Anija hapësinore kineze që lëvizë deri me 200 kmh, ka filluar eksplorimin e anës së errët të hënës (Foto)

Pas aterrimit të suksesshëm në pjesën e errët hënës, anija hapësinore kineze ka nisur eksplorimin e sipërfaqes së butë, të fqinjit tonë më të afërt qiellor.

Yutu-2 apo Jade Rabbit 2 ka nisur hulumtimin, vetëm 12 orë pasi ndaloi siç ishte planifikuar në zonën më të largët dhe të pa eksploruar ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e shpërndara në internet nga agjencia hapësinore kineze, e tregojnë anijen hapësinore disa metra larg, prej nga e ka lëshuar fluturakja që e barti.


Rrugëtimi i parë i Yutu-2

Shenjat që ka lënë në rrugëtim, pritet të mbesin aty përgjithmonë dhe kjo pajisje hulumtuese të mos zhduket ndonjëherë, pasi në hënë nuk ka erëra, si pasojë e mungesës së atmosferës.

Plotësisht i janë hapur edhe tri antenat pesë metërshe, që shërbejnë si spektometër për të dërguar valë të frekuencës së ulët. Pajisja që po lëvizë në gjashtë rrota të kontrolluara, ka krijuar kontakte të forta me satelitin Queqiao.

Tashmë e ka kryer perceptimin hapësinor, planifikimin rrugor dhe fotografimin deri ku ka lëvizur deri tani, do të nisë operimet shkencore. Raportohet anijes së gjatë një metër e gjysmë, që ka një metër gjerësi, i janë hapur të dy panelet diellore dhe i janë aktivizuar të gjitha kamerat.

Me peshë prej 139 kilogramë, Yutu-2 i ka gjashtë rrotë krejtësisht të pavarura, që ia mundësojnë lëvizjen edhe nëse ndonjëra prej tyre thyhet. Mund të lëvizë nëpër kodër prej 20 shkallësh si dhe të kalojë pengesa të larta deri në 20 centimetra, ndërsa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 200 kilometrave në orë.

Pas hulumtimeve që janë mbledhja e mineraleve, si dhe testeve biologjike dhe të radiacionit, pritet të shqyrtohen në mënyrë që Kina të përgatitet sa më mirë për ndërtimin e bazës në hënë.

Rezultate e këtij hulumtimi, mund të ndihmojnë në të kuptuarit sa më të mirë të këtij sateliti, mbase edhe një ditë kolonizimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin

Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin

Fun
Po priste që të udhëtonte me të për në shtëpi, turisti britanik kap momentin kur rrufeja godet aeroplanin në Sao Paulo

Po priste që të udhëtonte me të për në shtëpi, turisti britanik kap momentin kur rrufeja godet aeroplanin në Sao Paulo

Interesante
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Interesante
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Interesante
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Interesante
Kalo në kategori