LAJMI I FUNDIT:

Nga brusha e dhëmbëve e deri tek gjilpëra, gjësendet më të çuditshme që mjekët nxorën nga fyti i kosovarëve

Nga brusha e dhëmbëve e deri tek gjilpëra, gjësendet më të çuditshme që mjekët nxorën nga fyti i kosovarëve

Shpesh na ndodh që duke ngrënë të na mbesë diçka në fyt, situata të tilla më shpesh ju ndodhin fëmijëve dhe të moshuarve.

Në vitin 2018 rreth 50 persona kërkuan ndihmë në Klinikën e ORL-së për shkak se kishin gëlltitur gjësende nga më të pazakontat.

Ndihmë mori edhe një i moshuar i cili duke pastruar me brushë një vrimë në fyt, brusha i kishte shkuar drejt mushkërive.


Këtë rast e shpjegon drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë, Hajdin Thaçi .

“Është një pacient i cili ka marr trajtim tek ne për shkak të kancerit të laringut ku është hequr në tërësi laringu, pra gabzherri, pra ai ka mbetur me një vrimë të përhershme, në fakt ai tash jeton pa laring por edhe pa sëmundje. Prandaj atij i duhet një higjienë të vazhdueshme të stomës trakeale, pra vrimës të vendosur në çaf dhe atë higjienë e mbanë me brushë të veçantë, e cila brushë gjatë pastrimit të vrimës rryma e ajrit e ka tërhequr dhe ka kaluar në mushkri. Ne këtë rast e kemi pranuar si si rast tepër urgjent sepse kishte bllokuar një krah mushkëror”, shprehet mjeku Thaçi.

Nga rrugët e frymëmarrjes së pacientëve u larguan edhe gjilpëra, monedha të hekurit, fara të kungullit, kikirikë, e proteza të dhëmbëve.

“Trupat e huaj të cilët mund të aspirohen numërohen pra kikirikat, farat e kungullit, farat e lulediellit, mandej pjesët e arrës, pjesë plastike të lodrave, ndërsa ne kemi pasur edhe raste që fëmijët kanë aspiruar gozhda të cilat i kanë në mur për të vendosje të disa fletushkave ose letrave tjera të cilat kanë një pjesë metalike, ndërsa pjesën tjetër e kanë plastike. Jo rrallë kemi pasur edhe gjilpëra të cilat kanë qenë të pranishme në trupat e huaj…Përpos monedhave metalike ka pasur edhe raste me proteza tek moshat e vjetra, pra proteza të dhëmbëve të cilët gjatë përtypjes iu kanë rënë në hapësirat e gojës dhe kanë mbetur në rrugët e ushqimit”, u shpreh ai.

Kategoritë më të sulmuara me trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes janë kryesisht fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjet, si dhe të moshuarit.

“Këtë vit rreth 50 raste kanë kërkuar ndihmë për fat të mirë mund t’iu jap një informacion të mirë se të gjitha rastet që kanë kërkuar për tu trajtuar me këtë lloj patologjie kanë marr trajtim të suksesshëm, pra nuk janë shoqëruar me komplikime sepse mundësia e komplikimeve çoftë edhe e atij më të rëndit, pra vdekja mund të shoqëroj edhe në këto raste, pra kur trupat e huaj janë në dimensione të mëdha dhe nuk largohen me kohë “, ka deklaruar drejtori i ORL-së.

Ai ka treguar për KosovaPress çka ndodh me gjësendet që ua largojnë nga fyti pacientëve.

“Zakonisht ne këto trupa të huaj çoftë gjilpërë, çoftë kokërr fasule, kikiruki, misri , farë lule dielli e tjerë kur i heqim nga rrugët e frymëmarrjes ua japim familjarëve , paraprakisht ne i fotografojmë dhe i ruajmë si të fotografuara , të dokumentuara bashkë edhe me ekzaminimet tjera fizikale që janë bërë“, u shpreh doktor Thaçi.

Ndihmë është kërkuar edhe kur prindërit kanë dyshuar se fëmijëve u ka ngelur diçka në fyt. Një rast i tillë është edhe ai i vajzës 2 vite e gjysmë për të cilën prindërit kishin dyshuar se i ka mbetur letër në fyt.

Kaltrina Zeqiraj, nëna e vajzës ka treguar se cilat simptoma shkaktuan dyshimet për këtë gjë.

“Nuk ka pasur asgjë fatmirësisht, kanë dyshuar mjekët që e ka një copë letër që i ka hyrë në kanalet e frymëmarrjes, por gjatë kontrolle nuk patë asgjë, vetëm kelb…Gjatë kollitjes është aso kollitje që kur na mbetet dhe neve sikurse të mdhenjëve kur iu jetë diçka në fyt, që ia nisin lot ose skuqen dhe e solla në kontroll dhe atë ditë nuk është vërejtur asgjë, as gërrhamëz në mushkri e pas dy dite filloi pak gërhamëza në mushkëri ia bëmë disa kontrolle. Prej fotografimit nuk u vërejt asgjë“, ka deklaruar Zeqiraj.

Aparatura me të cilën mjekët i kryejnë këto intervenime është e viteve 80-ta, por drejtori Thaçi thotë se ato janë funksionale dhe ekipi e kryen punën me sukses.

Tutje ai ka shtuar se presin që në vitin 2019 të pajisen me një aparaturë më të sofistikuar për këtë trajtimin e rasteve të ngjashme.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori