LAJMI I FUNDIT:

Në Amerikë lind bebja me peshë 6.7 kilogramë

Në Amerikë lind bebja me peshë 6.7 kilogramë

Foshnja Ali vendosi një rekord të ri botëror duke ardhur në jetë me peshë 6,7 kilogramë, dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë.

Ai nuk ishte fëmija i parë i vitit 2019, por mund të ketë qenë më i shëndoshi për vitin 2018.


Ndërsa shumica e foshnjave janë lindur mesatarisht 3,5 kilogramë, Ali theu rekordin në spitalin ”Memorial Arlington” në Teksas, me dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur.

“Nuk e prisnim 6,7 kilogramë”, theksoi nëna e foshnjës për mediat e huaja, përcjell gsh.

Aliu u lind më 14 dhjetor dhe u kthye në shtëpi më 19 dhjetor, pasi kaloi disa ditë në njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit për sheqer të ulët në gjak.

“Ai është një djalë i shëndetshëm, vetëm pak më i madh se sa e prisnim”, theksoi babai i djalit, Eric Medlock për CNN.