Nga dita e sotme, 1 janari i vitit 2019, në Republikën e Maqedonisë hyjnë në fuqi disa ligje të reja të cilët janë miratuar në periudhën e kaluar, raporton Anadolu Agency.
Nga sot, në fuqi hyn ligji për tatimin e të ardhurave personale, më saktë, bëhet fjalë për tatimin progresiv i cili zëvendëson tatimin e sheshtë.
Sipas Ligjit në fjalë, të cilin Kuvendi i Maqedonisë e miratoi javën e kaluar, norma e tatimit prej 10 për qind mbetet në fuqi për të ardhurat deri më 90 mijë denarë, ndërsa vetëm për shumën e cila tejkalon vlerën e 90 mijë denarëve, do të paguhet tatim prej 18 për qind.
Nga sot, kontributet për sigurimin shëndetësor dhe pensional rriten me 0.5 për qind, ndërkohë që personave të lindur pas 1 janarit të vitit 1967 do t’u lejohet të kthehen nga shtylla e dytë pensionale (fondi i detyrueshëm pensional privat) në shtyllën e parë pensionale (fondi i detyrueshëm pensional shtetëror). Me këto reforma që u promovuan në nëntor të vitit të kaluar, sipas Qeverisë së Maqedonisë do të reduktohet deficiti i fondit pensional nga 19 miliardë denarë në 16.9 miliardë denarë.
Mes tjerash, janë paraparë tatime më të larta për 5 për qind, më saktësisht nga 10 në 15 për qind edhe tek fitimet kapitale, që janë qiratë dhe fitimet nga lojërat e fatit.
Një risi tjetër që ka hyrë në fuqi në ditën e parë të vitit 2019 është kufizimi i shumës në pagesat me para të gatshme, e cila nuk guxon të tejkalojë shumën prej 1000 euro.
Ndryshimet kanë hyrë në fuqi në përputhje me Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i cili u miratua në qershor të vitit të kaluar, i cili uli pagesat në para të gatshme nga 2.000 në 1.000 euro, ndërsa nga qershori i këtij, me para të gatshme do të mund të kryhet pagesë me një shumë maksimale prej 500 euro.
Kontrollin e zbatimit të këtij ligji për personat juridik dhe personat fizikë do ta bëjë Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP).
Nga sot hyjnë në fuqi edhe rregullat e reja për tregjet, me të cilat të punësuarit dhe pensionistët nuk do të mund të kenë një tezgë në treg, ndërsa të gjithë shitësit në treg do të paguajnë kontribute deri në 2.000 denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale