LAJMI I FUNDIT:

Një banesë në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Një banesë në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Një banesë në lagjen “Aktash” të Prishtinës, është kapluar nga zjarri si pasojë e ndezjes së fishekzjarrëve në ndërrimin e moteve.

Nga Shërbimi i Zjarrfikësve nè Prishtinë kanë konfirmuar se tashmë janë në intervenim tek ky rast.


“Jemi në intervenim në katin e nëntë, në lagjen ‘Aktash’ tek restorant ‘Rugova’”. thanë për Kosovapres nga Shërbimi i Zjarrfikësve.

Ata nuk kanë bërë të ditur nëse nga ky zjarr ka pasoja në njerëz.

Nga ky shërbim theksuan se janë dhe disa raste të tjera në të cilat duhet të intervenojnë./Telegrafi/