LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj tre të pandehurve për 145 kilogramë drogë

Aktakuzë ndaj tre të pandehurve për 145 kilogramë drogë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve, B.G., M.G., dhe R.U., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, B.G., M.G., dhe R.U., me datën 29 shtator të vitit 2018, në bashkëkryerje kanë transportuar substanca narkotike, me qëllim të shitjes, në atë mënyrë që pasi i pandehuri B.G., një ditë me herët kishe marr informacione se ngarkesa me narkotik nga Republika e Shqipërisë kishte hyrë në Kosovë, i njëjti i lajmëron dy të pandehurit M.G., dhe R.U., ku që te tre me veturën e tipi “Opel Mariva” marrin rrugë nga Serbia për në Kosovë, e ku me pas në rrugën Pejë-Deçan, marrin rimorkion e ngarkuar me narkotikë, dhe gjatë kthimit për në Serbi, hetohen nga Policia e Kosovës e cila ju vihet në ndjekje dhe arrijnë t’i ndalojnë dhe arrestojnë, me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit dhe rimorkios gjendjet 145 kilogramë narkotik të llojit marihuanë.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë  përmbushur elementet e veprës  penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit  të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat  penale të cilat ju vihen në barrë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori