LAJMI I FUNDIT:

Rama sqaron ndryshimet në Qeveri

Rama sqaron ndryshimet në Qeveri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur të hënën për ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë. Ai ka thënë se është humbje kohe nëse diskutohen ministrat politikë dhe ata teknikë.

“Për sa i përket Erion Braçes, besoj që gjithë sa thatë ju tregon të kundërtën e asaj që thatë ju dhe propagandohet nga shumëkush që unë jam person që dëshiroj të rrethohem vetëm nga njerëz që janë dakord me mua. Me dabatet tona të brendshme në kryeministri. Është një e njëqinda sepse ne jemi një familje që diskuton dhe kundërshtohemi me njëri-tjetrin. E bëjmë dallimin midis qëllimit të përbashkët. Me Erion Braçen na bashkon vizioni por në momente kemi kundërshtime. Dua t’u them gjithë atyre që më kanë kërkuar arsye dhe argumente për ta goditur, se Erion Braçes i merrni të keqen të gjithë. Për ju, Erion Braçe rron 2 mijë vjet, unë një mijë.

Më tej ai sqaroi se “Më kujtohet mirë që edhe kur krijuam kabinetin e parë u kritikova dhe për disa vite ministrat që u larguan së fundmi konsideroheshin si teknikë. Unë vetë që më shikoni këtu jam fryt i asaj mënyrë të të qenit në PS dhe i këtij raporti të PS me të gjithë shoqërinë dhe atë pjesë të shoqërisë që të jetë pranë por nuk është e anëtarësuar, kur u bëra Ministër Kulture nuk isha anëtar i familjes socialiste, isha i “marrë nga rruga”.


Kjo është një traditë shumë pozitive, jam shumë krenar që e kam thelluar dhe sa kohë që do jem në detyrë do ta thelloj. Kam shumë besim që puna do të tregojë dobinë e gjithë këtyre zgjedhjeve dhe padiskutim në çdo rast këshilltarët publikë do të bëjnë detyrën e tyre, po të ishin politikë do të thoshin ku i ka njerëzit e ndryshimit, apo ata pa parti, ndërkohë që ju sigurisht që të gjitha ata që janë zgjedhur për qeverinë e re janë njerëz që jo vetëm kanë kapacitet e tyre të padiskutueshme por kanë një sens përkatësie ndaj vizionit, programit dhe mënyrës së të qenit socialistë pavarësisht nëse kanë apo jo kartë anëtarësimi”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori