Varfëria në botë është përgjysmuar që nga viti 2000, megjithatë një në dhjetë persona që jeton në vendet në zhvillim ende vazhdon të jetojë me më pak se 1,90 dollarë në ditë.
Dhënia fund e varfërisë në të gjitha format e saj është një nga 17 synimet e Agjendës 2030 të OKB, për zhvillimin e qëndrueshëm. Synimi i agjendës është “Të sigurojë mobilizimin e burimeve, përfshirë bashkëpunimin që vendet në zhvillim dhe pak të zhvilluara të zbatojnë programe dhe politika për t’i dhënë fund varfërisë në të gjitha dimensionet e saj”.
Synimet e agjendës 2030 janë që të krijohen strategji zhvillimi në nivel kombëtar dhe rajonal që t’i sigurojë burrave dhe grave të drejta të barabarta mbi burimet ekonomike, si dhe akses në shërbime, pronësi dhe kontroll mbi tokën dhe format e tjera të pronësisë, trashëgimie, burime natyrore, teknologji të reja të përshtatshme dhe shërbime financiare, duke përfshirë mikrofinancën. Ulja e varfërisë në botë tregon se ky është një sukses që arrihet prej njerëzve. Banka Botërore ka vendosur synime të reja, për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme.
Gjendja në Shqipëri
Në Shqipëri 1,1 përqind të popullsisë jeton me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore 31,3 përqind e popullsisë në Shqipëri jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë. Më shumë se jetojnë në varfëri ekstreme, kjo pjesë e popullsisë lufton të përmbushë kërkesat bazë të jetës si banesa, shëndeti, edukimi dhe aksesi në ujë dhe kanalizime. 7,7 përqind e popullsisë jeton me 3,10 dollarë në ditë.
Varfëria, është shumë më tepër se mungesa e të ardhurave dhe e burimeve për të siguruar jetesën. Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria është edhe akses i limituar në edukim dhe shërbime të tjera bazë, është diskriminim social dhe mungesë pjesëmarrjeje në vendimmarrje.
Indikatorët e varfërisë – Nisma e Universitetit Oxford
Iniciativa për zhvillimin human të Universitetit Oxford, ka përcaktuar në tre sektorë të jetës që janë shëndeti, edukimi dhe standardi i jetës dhjetë indikatorë që maten për matjen e varfërisë. Ato janë ushqimi dhe mortaliteti foshnjor, vitet e shkollimit, uji i pijshëm, banesa, kanalizimi, elektriciteti, lënda djegëse për gatim. Kur personi privohet nga 20 deri 30 përqind e këtyre indikatorëve atëherë ai është i prekur nga varfëria. Kjo shifër në Shqipëri është 10,3 përqind e popullsisë dhe është më e madhe në zonat rurale se në ato urbane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë