Pak para se Kosova të festonte dhjetëvjetorin e shtetësisë erdhi njohja e vetme në këtë vit. Ishte Barbadosi ai që e pranoi mëvetësinë e Kosovës.
Në muajin shkurt presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi Filip Vujanoviq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve. Në këtë deklaratë të dy presidentët zotohen se do të ketë rishikim të Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit ndërmjet të dyja vendeve në pikat ku mund të ketë pasur gabime.
Ratifikimi i Demarkacionit, arrestimi i Gjuriqit dhe dëbimi i gylenistëve
Në mars Kuvendi i Kosovës e përfundoi “lojën” trevjeçare për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Katër përpjekjet e para për ta ratifikuar Marrëveshjen e Vjenës dështuan pasi deputetët e Vetëvendosjes hidhnin gaz lotsjellës në sallë të Kuvendit. Ndërsa në përpjekjen e pestë të ditës, me 80 vota për, u ratifikua Demarkacioni me Malin e Zi.
Po këtë muaj Kosova mori një lajm të keq, Agjencia e Akreditimit të Kosovës u përjashtua nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Muajt kalonin, por dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ndaleshin dhe radha i erdhi kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, i cili përmes një letre të dërguar medieve konfirmoi se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Po në këtë muaj u formalizua edhe grupi i ri parlamentar nga 12 deputetët e larguar nga Vetëvendosja, shkruan gazeta “Zëri”.
Më 26 mars Policia e Kosovës e arrestoi në veri të vendit shefin e së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriqin, i cili kishte hyrë në Kosovë pa leje të Prishtinës zyrtare. Pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë Lista Serbe nga Beogradi njoftoi se më nuk do të jetë pjesë e qeverisë “Haradinaj”. Nga ajo kohë ministrat serbë vazhdojnë ta kryejnë punën në dikasteret qeveritare, por nuk marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë.
Në fund të marsit drejtori i përgjithshëm i shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë Kahraman Demirez dhe dy arsimtarë, Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana, u arrestuan dhe u dëbuan në Turqi me kërkesë të autoriteteve turke nën dyshimet se janë pjesë e organizatës së klerikut Fetullah Gylen. Kosova u kritikua për dëbimin e tyre pa vendim të gjykatës, ndërsa liderët institucionalë thanë se nuk kanë qenë të informuar për këtë rast./Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj