LAJMI I FUNDIT:

​Thaçi flet për sekretet shtetërore, kërkon nga trupi gjykues që publiku të përjashtohet nga salla

​Thaçi flet për sekretet shtetërore, kërkon nga trupi gjykues që publiku të përjashtohet nga salla

​Trupi gjykues në rastin “Syri i Popullit”, ka marrë vendim që të përjashtohet publiku nga salla ku po mbahet seanca gjyqësore. Kjo është bërë me kërkesë të presidentit Hashim Thaçi, pasi sipas tij, informacionet që do të jap, do ta rrezikojnë sekretin shtetëror.

Avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi tha dëshmitarit njëherësh presidentit të vendit, Hashim Thaçi që të citoi diçka nga letrat e rrejshme aso kohe.

“Më kujtohen mirë se kryeorganizatori ishte Sadri Ramabaja, në bashkëpunim me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën”, tha Thaçi.


Ai tha se nuk ka nevojë të përmend letrat, por është evidente plumbi i shkrepur ndaj Azem Vllasit.

Thaçi: Prapa organizatës kriminale "Syri i Popullit", qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca
Lexo po ashtu Thaçi: Prapa organizatës kriminale "Syri i Popullit", qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Krasniqi po ashtu i ka thënë Thaçit se pse e ka obsesion VV’në.

“Unë i kom mundur 15 herë politikisht dhe do t’i mund prapë”, ia ka kthyer përgjigjen Thaçi.

Këtu ka reaguar i dyshuari Ramabaja, i cili ka thënë se ky është gjyq stalinist.

“Fjalor dhe shpifje po gënjeni publikisht, po dezinformoni është gjyq politik stalinist”, ka shkruar ai.

Gjyqtarja ka tërhequr vërejtjen Ramabajës. Ndërkohë, është marrë vendimi që të përjashtohet publiku nga salla, me kërkesë të presidentit, sepse sipas tij informacionet që do të jap, do të rrezikojnë sekretin shtetëror./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori