LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Bankave ndanë 25 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj

Shoqata e Bankave ndanë 25 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj

Shoqata e Bankave të Kosovës ka ndarë 25000 euro si ndihmë për familjen e policit Izet Demaj i cili humbi jetën në Istog, duke kryer detyrën për të mbrojtur lirinë e qytetarëve dhe të drejtën e tyre për të jetuar dhe vepruar të qetë dhe të sigurtë në Republikën e Kosovës.

Shoqata e Bankave të Kosovës duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit Izet Demaj ka njoftuar se ka marrë vendim për të ndarë një ndihmë prej 25000 euro për këtë familje.


Përveç ndihmës monetare aktuale, vendimi i Shoqatës së Bankave parasheh edhe ndihma të tjera për të qenë pranë familjes Demaj edhe në të ardhmen për të ndihmuar këtë familje sado pak në këto rrethana të vështira në të cilat po kalojnë ata.

Në mesazhin e ngushëllimit Shoqata e Bankave të Kosovës në mes tjerash tha se “Polici Demaj dha jetën e tij për të mbrojtur lirinë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të drejtën e tyre për të jetuar dhe vepruar të qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës. Izet Demaj nuk u pajtua me te keqen dhe ra heroikisht për një të ardhme më të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksohet në njoftim.

Shoqata e Bankave të Kosovës dënon fuqishëm veprimet e tilla kriminale siç ishte kjo grabitje e një banke, veprime të cilat janë bërë dukuri e shëmtuar në vitet e fundit në Kosovë dhe njëherit shpreh mbështetje për institucionet e sigurisë për të rritur kapacitetet dhe angazhimet në parandalimin e këtyre incidenteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori