Shqipëria po shkrin nga akujt. Pas dekadash izolim, vendi i fundit i pazbuluar i Europës ka vendosur të modernizohet dhe të tërheqë vizitorët. Kryeqyteti i tij, Tirana është në zemër të këtij plani, shkruan prestigjiozja britanike “Independent” në një artikull që i kushtohet kryeqytetit të Shqipërisë.
Fluturimi i parë me kosto të ulët mes Britanisë së Madhe (BM) dhe Shqipërisë filloi në prill 2018, kur “Wizz Air” hapi linjën London Luton-Tiranë. Ndërsa qyteti historik është në mes të ndryshimeve masive si pjesë e projektit shumë ambicioz “Tirana 2030”, të ideuar nga zyra milaneze e arkitekturës “Stefano Boeri Architects”, që do të rikrijojë kryeqytetin e Shqipërisë, duke e mbushur me unaza të shumta me hapësirë të gjelbër, shkolla të reja publike dhe godina që respektojnë mjedisin.
Për të gjithë ata që pëlqejnë aventurat “Independent” sugjeron Malin e Dajtit, ku mund të zhvillohet ngjitje me biçikletë, parashutizëm, alpinizëm, ecje ose të vizitosh “Adventure Park”.
Në shkrimin e saj “Independent” përmend edhe Parkun Rinia që “është i këndshëm, ndodhet në qendër dhe mban firmën ‘I Love Tirana’ të cilën e keni parë në mijëra foto”, transmeton atsh.
Për të shijuar hapësira të gjelbra më të mëdha “Independent” sugjeron “Parkun e Madh të Liqenit që ndodhet vetëm 15 minuta më në jug dhe shumë më i gjerë. Aty ndodhet një liqen, lëndina, kopshti zoologjik i qytetit dhe Pallati Presidencial i Shqipërisë me bazamentin e tij të gjerë”.
“Bunk’Art” është një tjetër destinacion që është përzgjedhur nga “Independent” për të vizituar në Tiranë.
“Bunk’Art ndodhet kur shkon për tek teleferiku ‘Dajti Ekspres’ ndërsa vëllai i vogël ‘Bunk’Art 2’ ndodhet në sheshin Skënderbe. Të dy kanë qenë vend strehimi rezistente ndaj bombave të ndërtuara nga regjimi i Hoxhës të cilat janë transformuar në ekspozita dhe hapësira për evente ku ekspozohen objekte arti dhe historike. Këta bunkerë prej betoni ia vlen të vizitohen dhe më i madhi është aq gjigant, saqë ka edhe një teatër”, shkruan “Independent”.
Për të marrë leksione historie, sipas “Independent”, “Muzeu Historik Kombëtar ka shumë ekspozime të së shkuarës së vendit. Në pjesën ballore të godinës ndodhet një mozaik i famshëm i realizmit socialist nga periudha komuniste, ku tregohen disa shqiptarë krenarë që punojnë fuqishëm dhe plot dinjitet”.
“Kalo kryqëzimin e Lumit të Lanës për të arritur tek Piramida e Tiranës, që u ndërtua si një monument dhe muze në kujtim të Hoxhës. Sot ndodhet gati në mjerim, por shumë i përshtatshëm për të bërë disa foto”, vazhdon “Independent” që e mbyll këtë artikull duke përshkruar disa karakteristika të kryeqytetit të Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A