Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi, ka thënë se e kupton reagimin e liderëve të Serbisë për taksën prej 100 për qind, po nuk e kupton reagimin e LDK-së dhe të Presidentit Hashim Thaçi që kushtëzojnë dialogun me heqjen e taksës.
E për këtë ka reaguar LDK.
Në reagimin e tyre thuhet se Krasniqi e ka humbur rrugën, sepse LDK në asnjë rast nuk e ka vënë dialogun në relacion me taksën.
“LDK është deklaruar se dialogu duhet të ndërpritet dhe të kushtëzohet me ndërprerjen e fushatës së ndyrë serbe ndaj Kosovës. LDK, poashtu, është shprehur se dialogun duhet ta zhvillojë një qeveri që përfaqëson shumicën meritore në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe jo Qeveria e pakicës. Pra, LDK po insiston për legjitimitet para dialogut”, thuhet në reagim.
“LDK është shprehur, poashtu, se dialogu nuk është çështje urgjente dhe se para se të fillojë dialogu duhet të arrihet një pajtueshmëri e gjerë e spektrit politik në Kosovë. Prandaj, as që na ka rënë ndërmend të kërkojmë heqjen e taksës, sepse ne nuk na është ngutur.
Partisë së Krasniqit i është ngutur ta drejtojë dialogun, andaj tentojnë që këtë veprim të pa menduar mirë – dhe sipas nesh të gabuar – të mundohen ta fshehin duke e sulmuar pa asnjë bazë LDK-në.
Sa i përket Presidentit Thaçi, ai ka qenë kryetar shumëvjeçar i Krasniqi dhe i Limaj. Edhe tani po i shkojnë pas në dialog. Nuk po i shkon LDK-ja, as me taksë, e as pa taksë”, thotë LDK./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova