LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi me gjoba për ata që nuk e respektojnë himnin

Mali i Zi me gjoba për ata që nuk e respektojnë himnin

Në seancën e sotme, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Paqen Publike, në kuadër të të cilit hyjnë edhe shkeljet dhe ndëshkimet lidhur me përdorimin e simboleve shtetërore, përkatësisht ekzekutimin e himnit kombëtar.

Ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, tha pas seancës se ndryshimet dhe harmonizimi i ligjit janë reagim ndaj ngjarjeve që lidhen kryesisht me vendosjen dhe paraqitjen e pasaktë të fakteve historike të përcaktuara qartë lidhur me Malin e Zi, dhe paraqitjen e fakteve që shkelin integritetin territorial të shtetit.


Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një sërë ndryshimeve të projektligjit për ndryshimet dhe shtojcat në ligjin për rendin dhe qetësinë publike, e cila është propozuar për veprat penale, të cilat cenojnë rendin publik.

Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Dragan Pejanoviq, tha se me amendamentin e shtuar do të ketë penalizim për personat nëse gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar qëndrojnë ulur, fishkëllejnë, bëjnë zhurmë ose  prishin rendin publik dhe shkaktojnë shqetësim të qytetarëve. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori