LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Klinës kritikohet për shpenzime në telefona të mençur

Komuna e Klinës kritikohet për shpenzime në telefona të mençur

Organizata Joqeveritare “Koha” shpreh shqetësim mbi shpenzimet e fundit që ka bërë Komuna e Klinës, ku me nënshkrimin e kontratës për “Furnizim me aparate – telefona të mençur për Ekzekutivin e Komunës”, sipas kësaj organizate, pa ndonjë arsye reale, ka quar në varfërimin e buxhetit të Komunës së Klinës për 9216.08 euro.

Kjo ka ardhur si pasojë e furnizimit të Ekzekutivit të Komunës së Klinës me telefona të mençur, që në bazë të specifikave figuron të jenë Samsung S8, për të cilët Komuna e Klinës ka paguar 576 euro për copë.

OJQ KOHA gjatë këtij viti në kuadër të projektit “Qytetari ndihmon Komunën” ka organizuar takime të ndryshme duke kontribuar për një diskutim të gjerë para hartimit të buxhetit komunal. Pjesëmarrës në takime ka qenë edhe kryetari i komunës Zenun Elezaj bashkë me drejtorë të drejtorive komunale të cilët flisnin për kufizimet buxhetore dhe pamundësinë që të merren në konsideratë shumë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve.


“Megjithatë, duke parë shpenzimet e fundit OJQ KOHA vlerëson të paktën disa nga kërkesat e qytetarëve të dala nga këto takime, ndër tjerash, nxitja e aktiviteteve rekreative apo krijimi i hapësirave publike si: parqeve, këndeve të lojërave apo trotuareve, me një shpenzim të drejtë të parasë publike apo 9,216.08 euro do të mund të gjenin realizim”, thuhet në njoftimin për media të kësaj organizate.

OJQ KOHA, konsideron që blerja e këtyre telefonave vetëm shton luksin e të emëruarve politik dhe assesi nuk kontribuon në rritjen e transparencës, efikasitetit apo komunikimit me publikun. Madje numri prej 16 telefonave tejkalon edhe numrin e anëtarëve në ekzekutiv, marrë parasysh nëse numërojmë kryetarin, nënkryetarin dhe 10 drejtoritë.

OJQ KOHA kërkon nga Komuna e Klinës të sqaroj qëllimin e kësaj blerje, derisa fton ekzekutivin për shpenzim të arsyeshëm të buxhetit të Komunës së Klinës, i cili edhe ashtu nuk plotëson as nevojat minimale për t´i dalë në ballë nevojave të shumta me të cilat përballet qytetari dhe territori i Komunës së Klinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori