LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy personave të cilët tentuan kontrabandimin e drogës përmes Liqenit të Ohrit

Aktakuzë ndaj dy personave të cilët tentuan kontrabandimin e drogës përmes Liqenit të Ohrit

Prokuroria Themelore pas hetimeve të kryera, ka ngritur aktakuzë kundër dy shtetasve të Maqedonisë për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Siç thonë nga Prokuroria të dyshuar kanë qenë edhe dy shtetas të Shqipërisë, prej të cilëve për njërin është ndërprerë procedura penale për shkak se nuk ka pasur prova, ndërsa personi tjetër është i pakapshëm për organet e rendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy të akuzuarit, deri tani me një person të panjohur dhe të dyshuarin i cili është në arrati, gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar janë marrë vesh për blerje të paligjshme të lëndëve narkotike – marihuanë.


Sipas marrëveshjes së tyre droga është dashur të transportohet nga Shqipëria në Maqedoni, përmes ujërave të Liqenit të Ohrit.

Nga policia thonë se gjatë kontrolleve kanë arritur të konfiskojnë 14 paketime me lëndë narkotike, e cila ka arritur masën e përgjithshme prej 38 kilogramëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori