LAJMI I FUNDIT:

U përjetësua dëshmori Asllan Ukë Gashi

U përjetësua dëshmori Asllan Ukë Gashi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Komunën e Suharekës, ku bashkë me kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në zbulimin e emërtimit të rrugës me emrin e dëshmorit Asllan Gashi, i vrarë në vitet e ’80-ta në ish-armatën jugosllave.

Haradinaj para të pranishmëve të shumtë, tha se Asllan Ukë Gashi sot po përjetësohet në një rrugë të vendit të vet, të Suharekës, po i shtohet plejadës së dëshmorëve, të cilët Suhareka i ka shumë.

“Rruga për liri dhe atdhedashuria në Suharekë është e veçantë, për shkak se flijimet po ashtu janë të veçantë dhe të hershme”, tha kryeministri Haradinaj, duke përgëzuar komunën që po e përjetëson emrin e dëshmorit të atdheut Asllan Gashi, me emërtimin e kësaj rruge.


Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se kjo është një ngjarje e mirë edhe për familjarët, duke shprehur respektin për ta, për dhimbjen që e kanë mbajtur për tri dekada, duke shtuar se kjo është një dëshmi se sa e dhimbshme ka qenë rruga jonë për liri.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, tha se liria dhe pavarësia për qytetarët e Kosovës ka filluar shumë herët, jo në vitet e ’90-ta, e as me luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ka filluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori