LAJMI I FUNDIT:

Mot i ftohtë dhe me vranësira

Mot i ftohtë dhe me vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë dhe  i vranët.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalja ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike sërish ka shënuar vlera të larta dhe bashkë me disa parametra tjerë meteorologjik do ta mbajnë këtë gjendje pothuaj stabile. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK./