LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Jemen e Siri

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Jemen e Siri

Papa Françesku në mesazhin e tij të pestë të Krishtlindjes ka bërë thirrje për paqe në zonat e konfliktit përfshirë Jemenin dhe Sirinë.

Të dyja vendet që janë goditur nga lufta civile prej vitesh, ka ndikuar në krizën humanitare.


“Dëshira ime për Krishtlindje të lumtur është dëshirë për vëllazëri. Miqësi në mes individëve të çdo kombi dhe të kulture”, tha Papa Françesku.

“Mendimet e mia janë me Jemenin, me shpresën se armëpushimi i ndërmjetësuar nga bashkësia ndërkombëtare mund të sjellë lehtësim për të gjithë ata fëmijë dhe njerëz të lodhur nga lufta dhe uria”, tha ai nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Papa shtoi se shpresonte që bashkësia ndërkombëtare do të “punonte me vendosmëri për një zgjidhje politike” në Siri, vend ky që po i afrohet vitit të tetë të luftës civile.

“Kështu që populli sirian, veçanërisht të gjithë ata që u detyruan të largoheshin nga tokat e tyre dhe të kërkonin strehim diku tjetër, mund të kthehen për të jetuar në paqe në vendin e tyre”, shtoi ai.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori