LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Kryeministrit porosit laptopa që kushtojnë deri 1,000 dollarë copa

Zyra e Kryeministrit porosit laptopa që kushtojnë deri 1,000 dollarë copa

Njëmbëdhjetë laptop të prodhuar në vitin 2018-të, të markës “Lenovo”, dhe që kushtojnë 1 mijë dollarë secili, shumë shpejt do të jenë në dispozicion të personelit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për këtë punë, Kryeministria tashmë ka shpallur tender ku ka treguar në detaje se çfarë marke dhe çfarë përformancash duhet të kenë këto pajisje teknologjike. Prej 11 laptop sa ka porositur, të gjitha janë të markës së njohur “Lenovo”, por 9 prej tyre janë prodhim i avancuar i vitit 2018-të.

Sipas dosjes së tenderit, Zyra e Kryeministrit saktësisht ka kërkuar 9 laptop të markës “Lenovo Yoga”, 730 (13”) 2-in-1.


Buletini Ekonomik ka hulumtuar në ueb faqen e kësaj kompanie dhe ka gjetur se bëhet fjalë për pajisje mjaft të avancuara, përkatësisht prodhim i vitit 2018-të, ku një pajisje e tillë kushton 1 mijë dollarë.

Të së njëjtës markë, Zyra e Kryeministrit ka porositur edhe dy laptop tjerë. “Notebook Lenovo” me përformanca 330 Intel Core i7 8550U 15,6. Cmimi i një pajisje të tillë shkon deri në 600 dollarë.

Në total, nga ky tender për furnizim me laptopa, do të shpenzohen mbi 10 mijë dollarë.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që Zyra e Kryeministrit lëshohet në këso shpenzime të luksit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, brenda 6 muajve të qeverisjes ka blerë dy herë telefona të mençur për zyrën e tij, duke shpenzuar mijëra euro. Blerjen e parë, në vlerë prej 8 mijë eurosh, zyra e shefit të qeverisë e ka bërë fiks një javë pasi ka filluar punën. /Buletini Ekonomik/