Fillimi i vitit që vjen pritet të karakterizohet me një dinamizëm të dukshëm të procesit të negociatave Kosovë – Serbi.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në fazën finale të bisedimeve mund të ketë përfshirje edhe të shteteve të fuqishme të botës, përkatësisht të SHBA-së dhe të Rusisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Kanë kaluar gati dy muaj prejse dy kryenegociatorët e dialogut mes dy vendeve, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk kanë zhvilluar takim në kuadër të fazës finale të këtij procesi.
Pavarësisht kësaj, pala kosovare tashmë ka formuar ekipin negociator për dialog, të përbërë nga drejtues të partive të koalicionit qeverisës, të partisë opozitare PSD-së dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Mirëpo pala serbe po vazhdon të këmbëngulë se nuk do ta vazhdojë këtë proces nëse nuk ka heqje të taksës 100% të vendosur ndaj produkteve serbe. Por pavarësisht këtyre, njohësit e këtij procesi vlerësojnë se javët në vijim, respektivisht fillimi i vitit që vjen, do të karakterizohet me një dinamizim të dukshëm të procesit të negociatave Kosovë – Serbi.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme drejtuesi i delegacionit për dialogun, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka njoftuar se ky ekip do të takohet me zyrtarë të BE-së në fillim të muajit janar 2019 për të diskutuar rreth çështjes së negociatave.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në fazën finale të bisedimeve mund të ketë përfshirje edhe të shteteve të fuqishme të botës, të SHBA-së dhe të Rusisë. Përderisa inkuadrimin e SHBA-së e ka kërkuar vazhdimisht pala kosovare, atë të Rusisë nuk po rresht së kërkuari Serbia. Porse ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se pala serbe duhet ta dijë mirë që aty ku merr pjesë Rusia nuk ka marrëveshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A