LAJMI I FUNDIT:

LDK mirëpret procedimin në pako të Projektligjit për paga në sektorin publik

LDK mirëpret procedimin në pako të Projektligjit për paga në sektorin publik

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur procedimin në pako të Projektligjit për paga në sektorin publik, atë për zyrtarët publikë, dhe për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, dhe bëri thirrje që ato sa më shpejt të kalojnë për votim në Kuvend.

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka tërhequr vërejtjen se për shkak të mos definimit të kostos dhe shtesave, posaçërisht për stafin politik, mund të rrezikohet stabiliteti makro-ekonomik, përkatësisht rritja e faturës së pagave për buxhetin, si pasojë se vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave në dhjetor 2017.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se inkorporimi i vendimit të qeverisë për rritjen e pagave, në kuadër të Ligjit për Paga, shtrembëron parimi esencial i këtij ligji ‘pagë e njëjtë për punë të njëjtë’. Prandaj me kontributin tonë në Komisione do të përpiqemi të rregullojmë këtë anomali”, tha Abrashi në një konferencë për media.


Abrashi kërkoi rregullimin e parimit të pagës së njëjtë për punën e njëjtë, posaçërisht te puna e zyrtarëve të nivelit qendror me zyrtarët lokalë.

Sipas tij, kostoja buxhetore duhet të definohet saktë, duke përfshirë edhe kufirin maksimal për shtesa e mëditje, në mënyrë që kjo mos të keqpërdoret nga qeveritë dhe politika.

“Pakoja e projektligjeve, të sjella nga qeveria ka ndërhyrë në pavarësinë e disa organizatave shtetërore. LDK vlerëson se ashtu si e parasheh Kushtetuta e Kosovës, duhet të lihen si të tilla, dhe ne do të mbrojmë këtë parim të pavarësisë institucionale, andaj organizatat e pavarura duhen të mbeten të tilla dhe qeveria duhet të qëndrojë sa më larg tyre”, u shpreh Abrashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori