Një 20-vjeçare në Shqipëri është dënuar me 11 ditë burgim nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtore për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”. Bëhet fjalë për Elda Tanushin që kallëzoi një vit më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vjehrrin e saj, shtetasi Eduard Stafa se ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj.
Në kallëzimin e saj thuhej se ajo është shantazhuar që të kryente marrëdhënie seksuale për faktin se vjehrri do të tregonte se kishte gjetur në telefonin e saj mesazhe që provonin se kishte lidhje jashtëmartesore me një djalë tjetër. 20-vjeçarja kishte paraqitur kallëzim për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”.
Veprimet e para hetimore janë kryer te Krimet e Rënda dhe më pas dosja ka kaluar te Gjykata e Tiranës, pasi është vërtetuar që kallëzimi ka qenë i rremë. Është pyetur vjehrri i cili ka mohuar akuzat kategorikisht. Është kryer edhe një ballafaqim ku ai u qëndroi deklarimeve të dhëna më parë, duke mohuar tërësisht faktin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me nusen e djalit që ishte emigrant në Greqi.
Në një moment vajza pranoi se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me vjehrrin, duke deklaruar se kishte gënjyer më parë, por këmbëngulte se ishte ngacmuar seksualisht nga ai. Nga ana e tij vjehrri ka kallëzuar nusen se ka tentuar të helmojë bashkëshorten e tij. Ndaj nuses është hapur procedim tjetër dhe në fund, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta referojë çështjen në Gjykatën e Tiranës. 20-vjeçarja ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe në përfundim është dënuar me 11 ditë burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Kallëzim i rremë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze