Dështimi i Kosovës për të siguruar lëvizjes të lirë për qytetarët e saj nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, po konsiderohet si eksperiment që bashkësia ndërkombëtare po e bënë me Kosovën, e jo mos përmbushje të kushteve për liberalizim nga institucionet e Kosovës. Ai ka komentuar edhe idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Djali i Hamëz Jasharit, Bekimi, shprehet se Bashkimi Evropian me mos dhënien e dritës së gjelbër për lëvizjes pa viza, kosovarët i ka izoluar sikurse në kafaz.
Ndonëse, fundi i vitit 2018 ishte data kur krerët shtetëror besuan se do ndodhë liberalizimi i vizave, Bashkimi Evropian si datë më e përafërt për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës ka dhënë vitin 2020.
“Fatkeqësisht bashkësia ndërkombëtare është duke bërë eksperiment me neve, na ka izoluar sikurse në kafaz. Unë dua t’i falënderoj të gjithë sepse pa ta nuk kishim arritur ku jemi këtu sot, por është absurd të thuhet që Kosova nuk ka arritur ta përmbush këtë kriter ose atë kriter, kur e dimë që 18 vite pas lufte komplet bashkësia ndërkombëtare është e instaluar në Kosovë në të gjitha nivelet. Neve kemi shkuar deri sot sipas këshillave dhe hapave që ata na kanë thënë dhe sot të thuhet që Kosova nuk e ka plotësuar këtë kriter apo atë kriter, kur e dimë që Maqedonisë i është dhënë lëvizja e lirë, Malt të Zi po, Serbisë po ashtu”, ka thënë ai.
Djali i familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, e ka komentuar edhe idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Ai beson se Thaçi nuk do bëjë ndonjë gabim në dëm të Kosovës, pasi për kufijtë aktualë është derdhur shumë gjak.
“Për idenë e presidentit Thaçi ende nuk kemi informatë të saktë se çka ka menduar apo çka nënkupton me fjalën korrigjim. Unë nuk dua të besoj, duke i hy analizës të vetë personalitetit të zotëri Thaçi, kush ka qenë para luftës, kush ka qenë gjatë luftës, dhe proceset apo zhvillimet që janë bërë pas lufte deri më tani, nuk dua të besoj që do të bëjë ndonjë gabim… Nuk dua të besoj se do të ketë ndonjë vendim që është në dëm të Kosovës, sepse për kufijtë që i kemi sot është derdhur gjak një shekull rresht. Dhe nuk është e lehtë të merret vendim i tillë në dëm të këtij shekulli, të këtyre vuajtjeve të shqiptarëve… Unë dua të besoj që do të jetë vendim edhe pse ndoshta jo i lehtë, i vështirë patjetër por do të jetë në të mirë të gjithë neve. Nuk kemi rrugë tjetër për pa hyrë në bisedime në dialog me i rregulluar raportet me të gjithë fqinjët në këtë rast edhe me Serbinë”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër ai e përkrah idenë e Thaçit për bashkim me Luginën e Preshevës.
Bekim Jashari ka komentuar edhe deklarimet se do të themelojë parti, duke thënë se nuk e përjashton mundësinë por që ende nuk ka diçka konkrete.
Ai thotë se është i interesuar që mandatin e tij si kryetar i pavarur i komunës ta dërgojë deri në fund./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
ESHR: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk ka personel të mjaftueshëm të kualifikuar dhe strategji kombëtare të mbrojtjes
Hamza në Viti: Shpresa për Kosovën që mundet ma mirë është shndërruar në thirrje për veprim
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri