Borxhet, që partitë politike ia kanë Komunës së Prizrenit, për shfrytëzim të pronës komunale janë të shumta.
Komuna e Prizrenit kishte lidhur kontrata për shfrytëzimin e pronave komunale me çmim 1 euro në muaj, për nëntë lokale për partitë politike të cilat përfaqësojnë Asamblenë Komunale.
Për këto lokale nuk ishte organizuar ankand publik siç kërkohet me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale.
Sipas zyrtarëve komunal lokalet ishin dhënë në shfrytëzim në bazë të vendimit të Asamblesë komunale të vitit 2005.
Sipas informatave nga zëdhënësi i kësaj komune, Lis Dorambari këto borxhe janë për pronën komunale që këto parti politike e shfrytëzojnë për aktivitete partiake.
Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR) është kampioni i borxheve ndaj kësaj komune.
Kjo parti i ka borxh komunës 3 mijë e 745 euro e 67 centë.
Partia Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK) e udhëhequr nga ish-ministrja për Dialog dhe ish-kryenegociatore, Edita Tahiri, është pasuese e AKR-së, me borxh prej 2 mijë e 372 euro e 45 centë.
Partia Demokratike Boshnjake “USB” (Ujedinjena Stranka Bošnjaka) i ka borxh Komunës së Prizrenit 106 euro e 45 centë.
Partia politike “Bashkimi Demokratik” është në borxhe me Komunën e Prizrenit për 55 euro.
Balli Kombëtar i ka borxh Komunës 51 euro e 94 centë, 41 euro i ka borxh Komunës, Partia Shqiptare Demokristiane.
Nga 36 euro rezulton të jetë borxhi ndaj Komunës i tri partive politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe partia turke “KTAP”, shkruan kallxo.com
21 euro është borxhi i partisë NDS – Nova Demokratska Stranka).
Partia politike “SDA” i ka borxh Komunës 12 euro.
Dy parti në Prizren përkundër të tjerave kanë paguar edhe qiranë për muajt e ardhshëm të shfrytëzimit të pronës komunale.
Partia e Drejtësisë ka paguar qiranë edhe për një vit, ndërsa Partia politike DS Boshnjake ka paguar qiranë për 9 muajt e ardhëm.
E Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëheq Komunën përgjatë këtij mandati nuk e ka paguar qiranë për tre muaj.
Vetëm dy parti që e shfrytëzojnë pronën komunale nuk kanë borxhe ndaj saj. Është Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia turke KDTP, që nuk kanë asnjë detyrim në komunë.
Borxhet e partive politike ndaj Komunës së Prizrenit ishin evidentuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit në vitin 2016 dhe në 2017.
Sipas gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm në vitin 2017, këta qiramarrës kanë pasur obligime ndaj komunës në vlerë 182,476 euro.
Duke i krahasuar këto obligime me 2016, ato kanë zbritur për 103,358 euro (obligimet e tyre ndaj komunës në vitin 2016 ishin 285,834 euro), pas marrëveshjeve të arritura nga komuna dhe qiramarrësit.
Ndërsa në vitin 2016 komuna për pronat e dhëna me qira për 2016 kishte planifikuar që të realizojë 1,350,000 euro, ndërsa kishte arritur të inkasonte 501,328 euro apo 37%.
Këta obligues i kanë pasur borxh komunës shumën 285,834 euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!