LAJMI I FUNDIT:

U raportua si aksident, Policia dyshon për vrasje të rëndë në tentativë

U raportua si aksident, Policia dyshon për vrasje të rëndë në tentativë

Aksidenti i raportuar të ketë ndodhur natën e mbrëmshme në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në Milloshevë, ku thuhet të ketë pësuar një këmbësore po dyshohet të jetë si vrasje e rëndë në tentativë.

Kështu ka thënë për Telegrafin, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zëdhënësja e Policisë ka treguar se rasti që fillimisht është raportuar si aksident trafiku, bazuar në të gjeturat e deritanishme, me urdhër të prokurorit po hetohet si vrasje e rëndë në tentativë.


“Rreth orës 03:40 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet i tipit Audi. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja,e cila është dërguar për tretman mjekësor”.

Me urdhër të prokurorit dy personave të arrestuar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa, mësohet se viktima është një femër e moshës 25-30 vjeçare, e cila tash është në gjendje të rëndë shëndetësore./Telegrafi