LAJMI I FUNDIT:

Thotë se “udhëtoi në kohë” – parashikon shumë UFO dhe sasi enorme bore në vitin 2019 (Video)

Thotë se “udhëtoi në kohë” – parashikon shumë UFO dhe sasi enorme bore në vitin 2019 (Video)

Sasi enorme bore, janë parashikuar nga ‘udhëtari në kohë’ i njohur vetëm si Noah nga Shtetet e Bashkuara, që pretendon se ka ardhur nga vitit 2030.

Në prezantimin për kanalin Apex TV në Youtube, ai tha se gjatë vitit që vjen do të ketë shumë UFO, që do të shihen nga të gjithë dhe do jenë ngado, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit do t’i shohin jashtëtokësorët kudo, duke filluar nga janari, deri në vitin 2020” ka thënë Noah, derisa mbante në duar copa gazetash, që thuhet të jenë botuar në të ardhmen.


Sipas tij, në muajin shkurt do të fillojnë stuhi enorme të borës, që nuk janë parë ndonjëherë në histori.

Gjatë prillit të vitit që vjen, Noah pretendon se do të prezantohet “syri robotik”, teksa gjatë muajit qershor del në funksion një çip që “mundëson lëvizjen njerëzve të paralizuar”.

“Donald Trump do të ri kandidohet më 2020, ky nuk është opinion i imi, por ndodhi e vërtetë” ka thënë Noah, i cili thotë se është paguar nga qeveria që të udhëtojë në kohë.

Mirëpo, raportimi tij bëhet paska i komplikuar, kur thotë se gjatë vitit të kaluar e pushuan nga puna, duke e përjashtuar prej 2030-ës, ndërsa tani ka ngecur në kohën tonë reale. /Telegrafi/