LAJMI I FUNDIT:

Prestigjiozja franceze ‘NRJ’ shkruan për Rita Orën dhe dashurinë e saj të madhe për Kosovën

Prestigjiozja franceze ‘NRJ’ shkruan për Rita Orën dhe dashurinë e saj të madhe për Kosovën
Rita Ora. Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver

“E lindur në Prishtinë, Rita Ora kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e saj për vendlindjen. Në vitet e fundit, ajo ka rritur vëmendjen e saj në këtë vend ballkanik”, kështu e nis shkrimin e saj për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, një prej mediave më prestigjoze franceze, NRJ.

“Gjuhën shqiptare, Rita Ora e dinte shumë pak nga prindërit e saj”, vazhdon tutje përshkrimi për artisten shqiptare.

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Pak pasi mbushi 1 vjet, këngëtarja e hitit “Your Song”, do të rritej në Evropë deri në fillim të karrierës së saj muzikore.


Megjithatë, Rita Ora nuk e ka harruar origjinën e saj. Në vitin 2012, këngëtarja shqiptare shkel në qytetin e saj të saj të lindjes, për xhirimet e klipit “Shine Ya Light”.

Rita Ora, një personalitet i njohur në Kosovë

Rita Ora (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë.

Me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit.

Rita Ora performoi më 17 shkurt në Prishtinë, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare e ofroi këtë koncert falas.

“Tashmë ambasadorja e Kosovës, Rita Ora, është dekoruar edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për promovimin e Kosovës në botë”, përmbyll shkrimin e saj për artisten shqiptare, prestigjiozja NRJ. /Telegrafi/

Rita Ora, ambasadorja e Kosovës (Foto: Rita Ora/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Magazina
Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Magazina
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?

Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Prokurorja Pamela Bozanich është në qendër të vëmendjes pas dokumentarit të ri në Netflix për vëllezërit Menendez

Prokurorja Pamela Bozanich është në qendër të vëmendjes pas dokumentarit të ri në Netflix për vëllezërit Menendez

Magazina
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Magazina
Kalo në kategori