LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe nëntë të plagosur në Gjermani, dyshohet për sulm kamikaz

Një i vdekur dhe nëntë të plagosur në Gjermani, dyshohet për sulm kamikaz

Një grua u vra dhe nëntë vetë u plagosën rëndë, teksa një makinë u përplas me një grup udhëtarësh që prisnin një autobus në qytetin gjerman të Recklinghausen.

Policia thotë se shoferi mund të ketë tentuar një sulm kamikaz. Makina me pasagjerë papritmas doli nga korsia dhe u përplas me njerëzit që prisnin autobusin në stacion.

“Në momentin e incidentit stacioni i autobusit ishte i mbushur plot me njerëz”, thanë dëshmitarët për mediat lokale, teksa e përshkruan skenën si “kaotike”.


Dhjetë vetë u dërguan në spital në gjendje të rëndë, me një grua që më vonë ndërroi jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Policia beson se përplasja ishte e qëllimshme, me zëdhënësen Ramona Hörst, që ka deklaruar se se ishin “treguesit e parë të një tentative të mundshme vetëvrasjeje nga ana e burrit që drejtonte makinën”.

Shoferi mbijetoi dhe u nxor nga makina e tij e shkatërruar nga zjarrfikësit. Incidenti vjen pas një serie sulmesh në Europë, me agresorë të radikalizuar që përdorin automjete për të sulmuar civilët në Francë, Spanjë, Suedi dhe vende të tjera.

Gjermania pa sulmin më vdekjeprurës nga automjetet në dhjetor të vitit 2016. Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe 56 të tjerë u plagosën kur një shtetas tunizian e kaloi kamionin e tij përmes një tregu të Krishtlindjeve në Berlinin qendror.

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori