Shtypi grek vazhdon të publikojë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në ishullin Rodos, ku janë të përfshirë shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras.
Studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi i kishte dërguar një mesazh shoqes së saj mbrëmjen kur supozohet se ka qenë në shtëpi me dy të rinjtë.
Atë mbrëmje, nga ora 22:11 deri në orën 23:42 komunikonte ne celular me shoqen e saj të ngushtë. Sipas mesazhit të zbuluar nga mediat greke, Eleni i kishte thënë se ishte e qetë dhe se do të flinte, sepse ishte i lodhur nga takimi me një shokun e saj.
Megjithatë, në orën 01:07 kur ishte me Aleksandër Lucën dhe Manolis Koukouras, i dërgoi shoqes së saj një tjetër mesazh në internet, ku i kërkonte që ta telefononte pas një ore. Arsyeja nuk dihet, por hetuesit kanë dyshime se kjo mund të ketë qenë një justifikim që studentja ta përdorte për t’u larguar nga takimi me dy djemtë.
Atë mbrëmje, Eleni Topaloudi u dhunua barbarisht duke u qëlluar me hekur në kokë. Më pas, ishte lidhur me litar nga këmbët dhe ishte hedhur në det. Trupi i saj u gjet i pajetë. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se 21-vjeçarja kishte humbur jetën nga mbytja dhe jo nga goditjet me hekur në kokë. Mjekët thanë gjithashtu se ajo ishte abuzuar seksualisht, por hetuesit nuk janë të sigurt në këtë pikë.
Aleksandër Luca 20 vjeç dhe Manolis Koukouras 21 vjeç kanë pranuar përfshirjen në krim dhe kanë thënë se atë mbrëmje ishin me vajzën. Por të dy fajësojnë njëri-tjetrin si personin që dhunoi Elenin dhe më pas mori vendimin për ta hedhur në det. Në dëshminë e parë që 21-vjeçari grek ka dhënë, u tha hetuesve se shoku i tij Aleksandër Luca e goditi studenten me hekur në kokë pasi u ofendua kur ajo i kishte thënë që “seksi me shokun e tij ishte më i mirë”. Nga ana tjetër, 20-vjeçari shqiptar mohon ta ketë qëlluar dhe drejton gishtin nga bashkëpunëtori i tij. Dy të rinjtë aktualisht ndodhen në të njëjtën qeli, por sipas raportimeve të shtypit grek, nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.
Autoritetet greke kanë mundur të mbledhin mjaftueshëm evidenca, por nuk arrijnë të provojnë se kush nga dy të rinjtë qëlloi me hekur në kokë 21-vjeçaren dhe kush mori vendimin që vajzën ta lidhnin nga këmbët dhe ta hidhnin në det. Në hekurin me të cilin Eleni u godit në kokë, hetuesit kanë gjetur shenja gishtash të shqiptarit, por nuk janë plotësisht të mjaftueshme. Ndërkohë, për 21-vjeçarin grek Manolis Koukouras kanë dalë raporte se merrte trajtim pasi ka qenë i varur nga përdorimi i drogës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos më 27 Nëntor, ndërsa trupi i pajetë i studentes u gjet më 28 Nëntor në shkëmbinj. /tvklan/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza – dyshohet se u vra për gjakmarrje
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'