Paul R. Gregory
Tetëdhjetë vjet më parë, Josif Stalini i dha fund Terrorit të Madh, duke cituar si arsye “teprimet lokale”, që kishin “ardhur në vëmendjen e tij”. Dekreti i tij i 17 nëntorit 1938 i urdhëroi gjykatat ekstrajuridike, të quajtura trojka, që të ndalnin dënimin e të burgosurve politikë.
Trojkat qenë në zemër të terrorit politik. Ato siguruan një fasadë të “ligjshmërisë socialiste”, ndaj asaj që ishte një vrasje në masë dhe burgosje pa asnjë justifikim të mirëqenë. Akti i Stalinit në nëntorin e vitit 1938 ndaloi një makineri vrastare, që deri në atë moment kishte ekzekutuar mesatarisht 1,400 njerëz në ditë.
Vetëm dy dekada më vonë, një oficer anonim i shërbimit inteligjent sovjetik tha se numri i viktimave të terrorit 16-mujor të viteve 1937-1938, ishte 1,334,360. Nga këta, gjysma u pushkatua dhe pjesa tjetër u dërgua nëpër gulagë. Tmerri politik vazhdoi edhe pas nëntorit 1938, por me një ritëm më të vogël.
Lufta e Dytë Botërore i mbushi kampet e Stalinit me robër lufte, shtetas të huaj, banorë të territoreve të pushtuara dhe ushtarë sovjetikë të rikthyer nga fronti. Gulagët vazhduan të zgjerohen, derisa arritën kulmin me 2.5 milionë të burgosur, pak para vdekjes së Stalinit.
Përvjetori i 17 nëntorit kaloi sërish pa bujë, edhe pse një përqindje e madhe e familjeve ruse kanë gjyshër, stërgjyshër dhe të afërm të largët që ishin, sa për të përdorur termin “sovjetik” – “të shtypur”.
Çdo vit, numri i të mbijetuarve në gulagë binte. Rreth 1-5 të internuar ishin gra. Për shkak të jetëgjatësisë më të madhe, ato janë dëshmitaret e fundit, por së shpejti s’do të jenë më. Që nga hapja e arkivave sovjetike, studiuesit e gulagëve kanë bërë pa asnjë dyshim
Stalinin si përgjegjësin kryesor të Terrorit të Madh. Ai orkestroi me kujdes vrasjet masive dhe burgosjet. Takohej për orë të tëra në zyrën e tij me drejtuesit besnikë të NKVD-së. Firmoste personalisht “listat e të pushkatuarve”, ku përfshiheshin udhëheqës shtetërorë dhe partiakë. Megjithëse paraqitet ndonjëherë si spastrim i zyrtarëve të shtetit dhe partisë, shumica dërrmuese e “armiqve të shtypur” të popullit, ishin punëtorë dhe fshatarë të zakonshëm.
Stalini personalisht krijoi një sistem që përpunoi numrin masiv të viktimave, përmes proceseve gjyqësore farsë të trojkave. Dhe, ai nuk hezitoi t’i eliminojë edhe ekzekutorët e tij besnikë. Kur “Mjeshtri” kishte nevojë për koka turku, ata për habinë e tyre e panë veten të ekzekutuar me një plumb pas koke në burgun Lefortovo.
Faktet janë aty. Kremlini nuk mund të mohojë gulagun përballë dokumentacionit të shumtë, të pakundërshtueshëm, si dhe kujtesës publike. Ky është një problem për Kremlinin, pasi vrasja e miliona njerëzve nga Stalini nuk i përshtatet narrativës së Vladimir Putinit, mbi nevojën e Rusisë gjatë gjithë historisë së saj për të pasur një udhëheqës të dorës së fortë dhe heroik. Në fakt, “ustallarët” e mediave në Kremlin thonë se Rusia ka nevojë tani për një udhëheqës të fortë, për t’u përballur me Shtetet e Bashkuara “dekadente” dhe trupat e saj të NATO-s.
Putini ëndërron Rusinë e lavdive të dikurshme – mposhtjen e Napoleonit, fitoren mbi Hitlerin në Luftën e Madhe Patriotike, modernizimin e shpejtë dhe besimin ortodoks. Mediat e Kremlinit e bombardojnë popullin rus me propagndën se lufta është e afërt. Si një kështjellë e rrethuar në një botë armiqësore, rusëve u thuhet se kanë nevojë për një lider të hekurrt, sikurse është mjeshtri i xhudos, Putin.
Figura historike e Stalinit, e kërcënon narrativën e Kremlinit. Stalini e sundoi Rusinë me grusht të hekurt për një çerek shekulli. Regjimi i tij u karakterizua nga dhuna, uria, privimi dhe vrasjet masive. Federata Ruse është pasardhësja e ligjshme e Bashkimit Sovjetik, e pretendon trashëgiminë sovjetike dhe kjo nënkupton edhe trashëgiminë e Stalinit.
Putini nuk dëshiron që qytetarët rusë të kenë frikë nga një udhëheqës i fortë, që si Stalini mund të shkojë në ekstrem. Vetë Putini, duke iu qasur rekordit të Stalinit për një çerek shekulli në detyrë, nuk mund të përballojë imazhin e një Stalini kafshëror, paranojak dhe mizor, që varet mbi kokën e tij. Ai duhet në njëfarë mënyre të bindë popullin rus, se Stalini ishte historikisht i nevojshëm.
Dhe ja si artikulohet “argumenti” i Kremlinit:Stalini qe një figurë komplekse. Dikur ai vrau dhe burgosi shumë njerëz të pafajshëm, por në këtë proces eliminoi një “kolonë të pestë” të fuqishme. Stalini ishte i detyruar të përdorte terrorin politik për të mbrojtur shtetin e parë socialist në botë nga agjentët e huaj, armiqtë e klasës dhe mbështetësit e regjimit të vjetër. Ai nuk kishte zgjidhje tjetër, përveçse të ushtronte një terror pa dallim.
Industrializimi i detyruar i Stalinit imponoi vështirësi – uri, norma të larta në punë, si dhe një disiplinë ekstreme – por masat e tij të ashpra e forcuan popullin rus, për një luftë që ishte e sigurt. Bashkimi Sovjetik nuk mund ta kishte mposhtur dot Hitlerin pa gulagët që nxorën burimet e Lindjes për Perëndimin e pushtuar dhe prodhuan tanke dhe avionë që fituan luftën. Skuadrat e vdekjes së të burgosurve politikë, të dërguar në fushat e minuara gjermane, shpëtuan jetën e ushtarëve besnikë rusë. Po Stalini bëri gjëra të këqija, por ai i bëri ato për të mirën e kombit të tij, vazhdon argumenti. Dhe, sipas tij, Stalini duhet të vlerësohet nga një ekuacion kosto-përfitim, që peshon veprat e tij të këqija kundër atyre të mira.
Për shembull, tekstet e historisë zyrtare, nxisin debatin nëse Stalini ishte “Babai i Rusisë” apo “Armiku i Rusisë”. Nxënësit nxiten të mbajnë mendjen e hapur. Të rriturit japin sinjale të tjera, disi më delikate. Putini dhe rrethi i tij i brendshëm, nuk përdorin lavdërime të drejtpërdrejta të për Stalinin. Putini ka folur për Stalinin si një “menaxher efikas”, por ka kryer ndërkohë edhe një vizitë simbolike në poligonin e ekzekutimeve në Butovo, në periferi të Moskës. Partia Komuniste e Federatës Ruse lejohet të ngrejë monumentet e Stalinit dhe të marshojë masivisht para varrit të Stalinit në ditëlindjen e tij.
Sinjali më i butë i rehabilitimit të heshtur të Stalinit është rikthimi i himnit kombëtar të vitit 1944, nostalgjia e pensionistëve ndaj sistemit të vjetër sovjetik, festimet e përvjetorit të Luftës së Madhe Patriotike, fotot me pamjen e Stalinit në Sheshin e Kuq dhe madje edhe rikthimi i Krimesë në territorin rus.
Pra, dikush mund të pyesë: A ia ka vlejtur fushata e Kremlinit “Stalini ishte i ashpër, por i drejtë”? Sondazhet e opinionit publik rus tregojnë se Stalini është vlerësuar si figura më e rëndësishme e të gjitha kohërave dhe vendeve, pak përpara Putinit dhe Pushkinit. Gati dy të tretat e njerëzve, e vlerësojnë lidershipin e tij në Luftën e Dytë Botërore “pavarësisht mëkateve dhe gabimeve të tij”. Më pak se gjysma e rusëve besojnë se Stalini kreu krime politike. Një në pesë persona besojnë se represioni i Stalinit ishte i justifikuar nga nevojat politike. Vetëm 13 për qind e rusëve pretendojnë se nuk kanë dijeni për krimet e Stalinit. Rinia e Rusisë është një përjashtim. Gjysma e tyre nuk janë të shqetësuar për represionin e tij.
Një dekadë më parë, gati 70 për qind e rusëve binin dakord se “Stalini ishte një tiran i egër brutal, përgjegjës për shfarosjen e miliona njerëzve të pafajshëm” – një përfundim që kontestohej nga vetëm një në pesë qytetarë. Në vitin 2018, vetëm 44 për qind e rusëve pajtohen me përshkrimin “tiran brutal” për Stalinin. Pjesa tjetër nuk pajtohet ose nuk ka një opinion mbi këtë.
Koha është në anën e ri-stalinizimit. Letërsia e Gulagut, përshkruan qartë krimet e Stalinit kundër njerëzimit, por rusët duket se nuk e vrasin mendjen për këtë.
Gjysma e Rusisë thjesht dëshiron të shohë përpara – për t’i shëruar plagët e vjetra dhe për të mos u ndalur më tek e shkuara. Numri i të mbijetuarve nga gulagët po zvogëlohet me shpejtësi. Gratë, si dëshmitarët e fundit të Gulagut, janë të vetmet që kanë mbetur gjallë për të rrëfyer historitë e tyre para se të jetë tepër vonë. /Hoover Institute/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje