LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet projekti për forcimin e sigurisë kibernetike

Prezantohet projekti për forcimin e sigurisë kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Këshilli për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga Koordinatori Nacional për Siguri kibernetike Selami Shkodra, ka mbajtur takimin planifikues për të diskutuar detajet rreth implementimit të projektit për siguri kibernetike ( C3K), projekt i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP-së), Projektit të Kosovës për Siguri ( KSSP), financuar nga Qeveria Norvegjeze.

Me këtë rast zëvendësministri Shkodra përsëriti se siguria kibernetike është me prioritet të lartë në agjendën e MPB-së dhe janë duke u bërë përpjekje serioze për të rritur sigurinë kibernetike dhe përmirësuar sjelljen tonë kibernetike kombëtare.


Ai tha se ka ende shumë punë për të bërë dhe se ndërtimi i sigurisë kibernetike do të jetë një përpjekje afatgjatë.

Ndërsa Alain Lapon nga UNDP KSSP, prezantoi Projektin C3K dhe shpjegoi se si ky projekt do të forcojë sigurinë kibernetike në Kosovë përmes zbatimit të një fushate të informimit për popullatën e përgjithshme.

Ai tha se përmes këtij projekti do të përfitojnë gjithashtu për personat juridikë që posedojnë dhe menaxhojnë infrastrukturën kritike të informacionit, ofrojnë softuer dhe trajnime profesionale të certifikuara për Ekipet Reaguese për Emergjenca Kompjuterike (CERT) në kuadër të Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ofrojnë zhvillim të kapaciteteve në hetimet në internet dhe darknet për përfaqësuesit e përzgjedhur nga Policia e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori