LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: Arratisja e Gruevskit ishte marrëveshje me Zaevin

Gjorçev: Arratisja e Gruevskit ishte marrëveshje me Zaevin

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev, konsideron se ka dy variante si shpjegim për arratisjen e ish-kryeministrit të dënuar, Nikolla Gruevski.

Sipas tij, me siguri bëhet fjalë për një marrëveshje me Qeverinë. Në të kundërtën, thotë Gjorçev, funksionarët e MPB-së duhet të japin dorëheqje dhe të marrin përgjegjësi për shkak se nuk kanë arritur ta ndalojnë arratinë e Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me arratisjen ka dy variante. Ose bëhet fjalë për paaftësi nga ana e MPB-së e udhëhequr nga Oliver Spasovski, dhe me besim nga Zoran Zaevi, ose bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje me Qeverinë e Zaevit, i cili për momentin është tregtari kryesor për drejtësinë në Republikën e Maqedonisë”, tha Gjorçev.


Ai shton se ose duhet të ndërmerret përgjegjësi, që do të thotë dorëheqje nga ana e Spasovskit dhe strukturat në MPB, ose, siç thotë ai, bëhet fjalë për marrëveshje politike dhe këtë qytetarët e Maqedonisë duhet ta dinë.

“Shumica e qytetarëve, veçanërisht mbështetësit e Zaevi mendojnë se bëhet fjalë për marrëveshje politike”, tha Gjorçev në intervistën e tij për TV21./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori