LAJMI I FUNDIT:

Sot dalin para gjyqit Grabovci dhe të akuzuarit e tjerë për “Pronto”

Sot dalin para gjyqit Grabovci dhe të akuzuarit e tjerë për “Pronto”

Të akuzuarit në rastin e njohur si “Pronto” sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për ish-deputetin e PDK-së Adem Grabovci së bashku me njëmbëdhjetë të akuzuarit e tjerë të aferës së përgjimeve ‘Pronto’, muajin e kaluar është mbajtur shqyrtimi fillestar në të cilin i akuzuari Grabovci, Besim Beqaj dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm.


Aktakuzë për rastin “Pronto”, këta janë zyrtarët e lartë të cilët po akuzohen
Lexo po ashtu Aktakuzë për rastin “Pronto”, këta janë zyrtarët e lartë të cilët po akuzohen

Personat e akuzuar në këtë rast janë me funksione zyrtare, përveç Grabovcit dhe Beqajt që aktualisht është ministër i Inovacionit, tjerë të akuzuar janë edhe; deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu si dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Të lartpërmendurit akuzohen se kanë keqpërdorur pozitat zyrtare duke u dhënë përparësi në mënyrë të kundërligjshme personave që kishin konkurruar për funksione të rëndësishme shtetërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori