Rusia dhe Kina kanë kryer një seri eksperimentesh kundërthënëse në modifikimin e jonosferës së Tokës, duke përdorur radiot e frekuencave të larta, shkruan Science Alert.
Shkencëtarët nga objekti shkencor Sura Ionospheric Heating Facility, që ndodhet pranë Vasilsurska, transmetojnë frekuenca të larta për të ndikuar në jonosferën.
Gjatë kësaj kohe, sateliti kinez Seismo-Elektromagnetik Satelitor (CSES) ka matur nga orbita se sa ndikojnë ato në çrregullimin e plazmës, transmeton KosovaPress.
Jonosfera është një shtresë e jonizuar e atmosferës së Tokës, e vendosur në lartësi midis 50 dhe 1000 km mbi sipërfaqen e Tokës. Grimcat që formojnë jonosferën janë elektronet dhe jonet.
Shumë janë të shqetësuar për bashkëpunimin e dy fuqive botërore për përdorimin e mundshëm ushtarak të këtij hulumtimi.
Mund të bllokojnë radio-sinjalet
Arsyeja për këtë është se jonosfera dhe plazma, i ashtuquajturi gaz jonizues brenda jonosferës, është vendimtar për funksionimin e duhur të komunikimeve radiofonike. Duke ndikuar në mënyrë selektive ndaj grimcave të ngarkuara të asaj pjese të atmosferës, shkencëtarët, madje edhe qeveritë, në mënyrë teorike mund të bllokojnë ose të amplifikojnë sinjale radio me rreze të gjatë.
Eksperimentet paraprake, të cilat u zhvilluan në qershor të këtij viti, ndikuan ndjeshëm në jonosferën e Tokës.
Kështu, në një eksperiment, shkencëtarët kinezë dhe rusë krijuan një çrregullim në jonosferë, brenda një hapësire prej 126,000 kilometra katrorë. Në eksperimentin e dytë, çrregulluan temperaturën e plazmës dhe e rritën për 100 gradë Celsius.
“Ne nuk e luajmë rolin e Perëndisë”
Shkencëtarët që morën pjesë në eksperimente pohojnë se kërkimi i tyre është ekskluzivisht shkencor në natyrë dhe se nuk do të dëmtojë atmosferën e Tokës.
“Ne nuk e luajmë rolin e Perëndisë”, tha njëri nga shkencëtarët në kushte anonime për South China Morning Post.
Sigurisht, për momentin, nuk ka dëshmi të mjaftueshme se bëhet fjalë për diçka tjetër përveç kërkimit shkencor, edhe pse Rusia është akuzuar vazhdimisht këtë vit për shkak të pengimit të sinjaleve GPS.
Përveç kësaj, hipotetikisht, ajo mund të përdorë teknikat e manipulimit të jonosferës, shkruan Science Alert.
Jonosfera është një shtresë e jonizuar e atmosferës së Tokës, e vendosur në lartësi midis 50 dhe 1000 km mbi sipërfaqen e Tokës. Grimcat që formojnë jonosferën janë elektronet dhe jonet. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luftë” brenda Kontinentit të Vjetër – liderët evropianë po garojnë kush do të jetë ‘zëri’ i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës – çfarë duhet të dijmë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve