LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët kundër Ligjit për amnisti

Aleanca për Shqiptarët kundër Ligjit për amnisti

Partia Aleanca për Shqiptarët është kundër ligjit që u miratua në Kuvend, ku amnistohen një pjesë e pjesëmarrësve të dhunës në Kuvend, sot thanë se do të ngritin nismë në Gjykatë Kushtetuese.

Ata nuk votuan në miratimin e këtij ligji, ndërsa deputeti dhe kryetari i ASh-së, Ziadin Sela për këtë veprim deklaroi se “tani më vrasin për herë të dytë”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ruskoska: Nuk jam e kënaqur me Ligjin për amnisti, rikualifikim nuk do të ketë
Lexo po ashtu Ruskoska: Nuk jam e kënaqur me Ligjin për amnisti, rikualifikim nuk do të ketë

“Kuvendi në procedurë të shkurtuar e miratoi Ligjin për amnisti që do të amnistojë persona të caktuar. Aleanca për Shqiptarët nuk ishte e pranishme në votim dhe e dënon këtë akt dhe jemi kundër ligjit, edhe tash jemi në procedurë për ta çuar Gjykatë Kushtetuese këtë ligj”, tha deputeti i ASh-së, Syrija Rashidi.


Ligji për amnisti me 95 vota “për” dhe asnjë “kundër”, pardje u votua në Kuvend. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit thonë se ligji është dërguar deri te kryetari Ivanov i cili duhet ta nënshkruajë.

Që kur Ligji për amnisti do të nënshkruhet nga kryetari i shtetit do të publikohet në “Gazetë zyrtare”, ku edhe hyn në fuqi,ndërsa të akuzuarit kanë 5 ditë afat për të dorëzuar kërkesën.

Pas kërkesave, gjykata do të vendos nëse do të ketë amnisti pas mendimit paraprak nga Prokuroria./Telegrafi/

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori