Lansohen edhe tre udhërrëfyes klinik për menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse
Ministria e Shëndetësisë, me përkrahjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, lansoi sot tre udhërrëfyes të tjerë klinikë për Kujdesin Parësor Shëndetësor: Udhërrëfyesin për menaxhimin e Hipertensionit arterial; Udhërrëfyesin për menaxhimin e Astmës bronkiale dhe Udhërrëfyesin për menaxhimin jo-farmakologjik të sëmundjes së diabetit, ka njoftuar Ministria e Shendetësisë përmes një kumtese për media.
Në emër të Ministrit Uran Ismaili dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi falënderoi SDC që përmes Projektit të AQH-së-së për ofrim të shërbimeve të qasshme dhe cilësore në sektorin e shëndetësisë, ka ofruar përkrahjen e tyre edhe në publikimin e këtyre tre udhërrëfyesve për KPSh, sikurse edhe Qeverinë e Luksemburgut dhe UNFPA-në për mbështetjen e tyre në procesin e zhvillimit të udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike për nivelet e tjera të Kujdesit Shëndetësor në Kosovë.
“Nevoja për udhërrëfyes dhe protokolle klinike është një nga çështjet prioritare në sektorin e shëndetësisë. Përmes procesit të përcaktuar me kritere qartë të definuara, është bërë priroritizimi i fushave për hartim të këtyre dokumenteve, me theks të veçantë në përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe shëndetit riprodhues dhe kujdes parësor shëndetësor. Në këtë kontekst është bërë edhe adaptimi i udhërrëfyesve klinik të cilët pas hartimit nga ana e grupeve të profesionistëve shëndetësorë dhe pas procedimit nëpër të gjitha fazat e përcaktuara, janë aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Bardiqi.
Zëvendësdrejtori i SDC për Kosovë, Bernhard Soland, tha se sëmundjet jo-ngjitëse si hipertensioni dhe diabeti janë një problem global që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e të prekurve dhe familjeve të tyre. Projekti AQH, theksoi ai, ka zhvilluar pakon e shërbimeve për diabet dhe hipertension që kanë për synim përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Ai tha se SDS, përmes AQH-së, ka mbështetur Këshillin Nacional për Udhërrëfyes dhe Protokolle në tre aspekte: Në ofrimin e ekspertizës për hartimin dhe implementimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve; në ofrimin e materialeve referente për udhërrëfyes e protokolle dhe në ofrimin e asistencës teknike përmes logjistikës në përfundimin dhe publikimin e tre udhërrëfyesve të lansuar sot, të cilët do të ndihmojnë edhe në referimin e sëmundjeve jo-ngjitëse brenda sistemit shëndetësor në Kosovë.
Ky është një proces i vazhdueshëm, ndërsa deri sot janë aprovuar 8 (tetë) udhërrëfyes klinik prej të cilëve do të derivojnë edhe protokollet për lëmitë e caktuara. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur
Ish-ministri i Mbrojtjes bën thirrje për vigjilencë: Serbia, Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar