LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i klubit norvegjez Molde flet rreth telefonatave me Unitedin për huazimin e Solskjaer

Drejtori i klubit norvegjez Molde flet rreth telefonatave me Unitedin për huazimin e Solskjaer
Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Ian MacNicol/Getty images/Guliver)

Manchester Unitedi edhe zyrtarisht njoftoi se Ole Gunnar Solskjaer do ta zëvendësojë Jose Mourinhon në krye të klubit.

45-vjeçari ishte trajner i klubit norvegjez, Molde, ndërsa që ai të bëhej trajner i përkohshëm i Djajve të Kuq duhej miratimi i Moldes.


Kështu kryetari i klubit anglez, Ed Woodward, kishte telefonuar klubin norvegjez duke i kërkuar një marrëveshje të mundshme për Solskjaer. Gjithë këtë e shpjegon edhe drejtori i Moldes, Oystein Neerland, për të cilin e gjitha kjo ishte emocionuese.

Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Moldes pas ndeshjes ndaj Celticut në Ligën e Evropës (Foto: Ian MacNicol/Getty images/Guliver)

“Nuk e prita, ashtu si gjithë të tjerët”, ka thënë Neerland për Mirror.

“Kur Mourinho u shkarkua diskutimi filloi edhe këtë që Ole mund të jetë kandidat potencial për ta zëvendësuar. Por, prapë ishte befasi kur Ed Woodward më thirri. Është një situatë interesante, por jam i lumtur”.

Mourinho thyen heshtjen pas shkarkimit: Unitedi është e kaluara
Lexo po ashtu Mourinho thyen heshtjen pas shkarkimit: Unitedi është e kaluara

“Ne kishim disa telefonata dje (e martë) me Ed Woodward dhe Manchester Unitedin, e gjitha ndodhi shumë shpejt”, ka shtuar për fund Neerland.

Solskjaer ka fituar dy herë ligën dhe një herë kupën e ligës, por një sukses të tillë nuk e kishte me Cardiffin ku në 30 ndeshje kishte arritur të fitojë vetëm nëntë. /Telegrafi/