Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën e fundvitit, të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në të cilën u bë prezantimi i të arriturave të kësaj ministrie.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe ministrin Demiri për punët dhe projektet e suksesshme që janë me rëndësi për qytetarët, rajonet, ashtu sikur edhe është menduar zhvillimi rajonal.
Duke falënderuar të gjithë ministrat për përkrahjen që i kanë dhënë kësaj Ministrie me ndarjen e buxhetit, kryeministri Haradinaj tha se ka punuar shumë që të krijohet një besim ndërmjet vete, e veçanërisht nuk ka lejuar që çështjet politike të dëmtojnë marrëdhëniet me komunitetet.
“Komunitetet i kemi pasuri nacionale, janë tonët, do t’i respektojmë, dhe ju siguroj se kështu do të vazhdojmë edhe më tutje. Në çdo rrethanë, ne asnjëherë,vështirësitë tona nuk do t’i kthejmë në negativitet kah komunitetet, por do të jemi çdo herë bashkë, në një jetë përpara”, tha kryeministri Haradinaj.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj falënderoi për besimin që ky komunitet ia kanë dhënë formimit të ushtrisë, duke thënë se ajo është ushtria e tyre, dhe aty do të shërbejnë edhe djemtë dhe vajzat e tyre, ashtu sikurse kanë shërbyer në të kaluarën, dhe tha se beson që edhe ata do t’i gëzohen faktit që Kosova ka ushtri, sepse një Kosovë me ushtri është e mirë për të gjithë që jetojnë në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj foli edhe për taksën dhe marrëdhëniet me Bosnjë e Hercegovinën, duke thënë se bashkëndjenë me Bosnjën, sepse është një vend që meriton respektin dhe partneritetin tonë.
“Dëshirojmë që përmes veprimit që kemi ndërmarrë që Serbia të na njohë. Ata kanë nevojë për tregun tonë, ne për njohje, dhe po ashtu dëshirojmë t’ia lehtësojmë edhe Bosnjës që nesër të marrë një vendim për njohje për Kosovën, sepse ne nuk kemi tema të hapura me Bosnjën dhe nuk dëshirojmë t’i lëndojmë me këtë vendim”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se “ky vendim nuk është marrë për të lënduar marrëdhëniet ndërmjet popujve e vendeve, por një veprim i caktuar, për një situatë të caktuar, që ka të bëjë me marrjen e njohjeve nga këto dy vendeve, ngase është interes i yni.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, në konferencën vjetore paraqiti aktivitetet kryesore të realizuara gjatë vitit 2018 nga kjo Ministri.
Me këtë rast, ministri Demiri tha se Ministria që ai drejton, ndonëse e re, në mungesë të shumë kapaciteteve, nga dita e themelimit e deri më sot, ka arritur të funksionalizohet për një kohë të shkurtër dhe ka zbatuar të gjitha obligimet ligjore që kanë dalë nga lagjislacioni në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deputetët votojnë ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, ndryshohet mosha për pensionim të personave të emëruar dhe zgjedhur
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
Presidenca kërkon angazhim nga KQZ-ja, votat po numërohen në 18 komuna
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë
Çka e gjeti KQZ-në?
Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi