LAJMI I FUNDIT:

Deshën të kryejnë vjedhje, kërcënuan me thikë punonjësin e argjendarisë në SHBA, kolegu i doli në ndihmë me dy revole (Video)

Deshën të kryejnë vjedhje, kërcënuan me thikë punonjësin e argjendarisë në SHBA, kolegu i doli në ndihmë me dy revole (Video)

Dy burra ishin futur në një argjendari në Kaliforni me synimin që të kryejnë vjedhje.

Ata i kaluan disa minuta brenda lokalit duke u shtirur kinse janë të interesuar për të blerë ndonjë stoli, dhe në një moment njëri prej tyre nxori thikën dhe ia drejtoi shitësit, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ishte shitësi tjetër që gjatë gjithë kohës kishte dyshuar tek ata derisa qëndronte brenda banakut, dhe kështu po mbante dorën afër revoles.

Dhe në momentin që e pa thikën, nxori jo një por dy revole dhe plaçkitësit pa u menduar dy herë filluan të vrapojnë jashtë për ta shpëtuar kokën.

Ndërkaq kamerat e sigurisë të vendosura brenda argjendarisë kanë filmuar gjithçka, e policia e Pasadenas ka njoftuar se është vënë pas këtyre dy persona e nga qytetarët kërkon ndihmë për identifikimin e tyre. /Telegrafi/