Para më shumë se katër vjetëve, me nënshkrimin e Kiril Bozhinovskit, atëherë sekretar i përgjithshëm të Qeverisë, ekzekutivi ka obliguar Qendrën e Kulturës në Tetovë të modifikojë projektin për ndërtimin e objektit të ri multi-funksional. Në seancën e 184-të, më 29 janar të vitit 2014, Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja i ka obliguar autoritetet në këtë institucion të bëjnë ndryshim në dokumentacionin e tenderit për Teatrin dhe bibliotekën në Tetovë, brenda fondeve të miratuara prej 13 milion e 495 mijë euro.
“Institucioni Kombëtar Qendra e Kulturës- Tetovë është i obliguar të shpallë tenderin me një ri-kualifikim ku në fillim do të kërkojë benefit ekonomik të kompanive që do të hyjnë në fazën e dytë, në pajtim me dinamikën e Ministrisë së Financave”- thuhet në konkluzionin e Qeverisë me datë 29.1.2014.
Megjithatë, sipas dokumenteve deri te të cilat erdhi televizioni Alsat, Qendra e Kulturës në Tetovë, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për të qëndruar fortë në 13 milion dhe 495 mijë eurot e miratuara, ka lidhur një kontratë për ndërtim bazuar në projektin bazë, i projektuar në 41 milionë euro.
Ata zgjodhën modelin “çelës në dorë”, që nënkupton projektimin dhe ndërtimin e objektit në tërësi, një mënyrë për të lidhur një marrëveshje, që sipas përvojës në prokurimin publik është shumë e rrallë. Alsat tashmë ka njoftuar se ky rast është duke u hetuar nga Policia Financiare.
Paditë penale tashmë janë ngritur në Prokurorinë Publike për mënyrën në të cilën është kryer procesi i prokurimit publik ose përzgjedhja e një kompanie për ndërtimin e objektit. Në të duhet të ketë një teatër, bibliotekë dhe një kinema. Alsat pyeti në Prokurorinë Publike pse paditë penale nuk janë proceduar? Nga Prokuroria u përgjigjën me pyetje se ku i kanë dorëzuar paditë. Ndërsa në terren në Tetovë, objekti i ri multi-funksional ende është duke u ndërtuar dhe është në karabina.
Dyer dhe dritare nuk janë instaluar. Sipas ushtruesit të detyrës drejtor i institucionit, Artan Arslani, punimet e ndërtimit të ndërtesës do të zgjasin edhe gjysmë viti për të përfunduar fazën e parë. Faza e dytë parashikon rregullim të brendshëm që do të kushtojë 26 milion euro. Paratë do të paguhen në tre vitet e ardhshme. Ndërtimi i objektit modern në Tetovë u njoftua tetë vjet më parë. Gur-themeli u vendos katër vjet më parë dhe në ceremoni morën pjesë të gjithë ministrat e atëhershëm të BDI-së./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi