Në tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e dytë të po këtij viti, ka pasur rritje te sektori i industrisë përpunuese (C) për 8.75% dhe sektori industrisë nxjerrëse (B) 0.71%, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në Anketën e Statistikave Afatshkurtra të Industrisë thuhet se rënie kishte te sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 11.24% dhe sektori i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 5.48%.
Ndërkaq, krahasuar TM3 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur rënie në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 9.75%, sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 4.30%, sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për 3.46% dhe sektorin e industrisë përpunuese (C) me -1.17%.
Ndryshe, anketa paraqet ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtu"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit