Në Shtetet e Bashkuara ende nuk po duken shenja se mund të marrë fund gjendja e bllokuar mbi shpenzimet qeveritare që kërcënon të mbyllë pjesërisht agjencitë federale në mesnatën e së premtes.
Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë sinjal të hënën se çfarë plani financiar mund të pranojë për të shmangur mbylljen e rreth një të katërtës së operacioneve qeveritare, një mosmarrëveshje që lidhet kryesisht me ndërtimin e murit me Meksikën, të propozuar nga Presidenti Donald Trump për të penguar imigracionin e paligjshëm.
Presidenti Trump ka kërkuar 5 miliardë dollarët e para për murin që kushton 20 miliardë dhe kjo kërkesë kundërshtohet me forcë nga demokratët dhe disa republikanë. Demokratët kanë ofruar një maksimum prej 1.6 miliardë dollarësh për rritjen e sigurisë së kufirit, jo thjesht për murin.
Të hënën, zoti Trump sulmoi opozitën demokrate për çështjen e murit.
“Sa herë që dëgjoni një demokrat të thotë se mund të kesh siguri të mirë kufitare pa një mur, mos ia vini veshin. Konsiderojeni si një politikan të rëndomtë që i përmbahet vijës partiake”, shkruante zoti Trump në Twitter. “Është koha që ne të kursejmë miliarda dollarë në vit dhe të kemi, njëkohësisht, siguri dhe kontroll shumë më të madh!”
Ndërkohë, ligjvënësit pritën të dëgjonin nga Shtëpia e Bardhë se si do t’i japë fund bllokimit. Ata nuk kanë caktuar asnjë datë votimi, të paktën deri të mërkurën.
Shpenzimet për tre të katërtat e qeverisë tashmë janë miratuar deri në shtatorin e ardhshëm, por faturat e mbetura përfshijnë financimin për Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe paratë e mundshme për murin, një premtim i fushatës presidenciale të 2016 të zotit Trump.
Përveç fondeve për Departamentin e Sigurisë së Vendit, në rrezik janë edhe ato për Departamentin e Shtetit, të Drejtësisë dhe të Territorit.
Në përgjithësi, agjencitë ose zyrat e financuara nga tarifat e shërbimeve, si shërbimet për marrjen e shtetësisë apo të emigracionit, mund të vazhdojnë punën, prandaj mbyllja nuk do të ndikonte në intervistat e natyralizimit ose në ceremonitë e shtetësisë.
A do të kishte mbyllja ndikim jashtë vendit?
Ambasadat e SHBA jashtë vendit kanë personel që në zhargonin zyrtar quhet “i domosdoshëm” dhe që nënkupton se detyrat thelbësore do të vazhdojnë të kryhen. Nëse stafi lokal i punësuar prej tyre do të vazhdojë të punojë apo jo gjatë mbylljes së pjesshme të qeverisë, kjo varet nga ligjet e punësimit në secilin vend.
Departamenti i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se informacioni se si mund të preken ambasadat nga një mbyllje e mundshme e qeverisë, ende nuk është i disponueshëm.
Ekspertët thonë se agjencia e taksave mund të mos jetë në gjendje të përpunojë rimbursimet për taksat e qytetarëve. Inspektimet e sigurisë shëndetësore mund të preken. Shumica e punonjësve në agjencinë e hapësirës NASA ka të ngjarë të mos punojnë dhe të mos paguhen. Nga përvoja e së kaluarës, Kongresi i ka paguar punonjësit më vonë, pasi mbyllja e qeverisë ka përfunduar.
Gjatë mbylljeve, Zëri i Amerikës vazhdon të transmetojë. Edhe kontrollorët e trafikut ajror pritet të vazhdojnë të punojnë – së bashku me agjentët e FBI-së, anëtarët e Administratës së Sigurisë së Transportit dhe agjentët e Shërbimit Sekret që mbrojnë presidentin. Edhe për ata, pagesat do të fillojnë vetëm pasi të ketë përfunduar mbyllja.
Debatet dhe alternativat për zgjidhjen
Në një takim javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump u tha krerëve demokratë në Kongres, Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, se ai do të preferonte të merrte përgjegjësinë për një mbyllje të qeverisë sesa të bënte lëshime për çështjen e murit kufitar.
Por për të shmangur një mbyllje të agjencive qeveritare ai gjithashtu mund të arrijë një marrëveshje për një plan të përkohshëm shpenzimesh, që i mban të hapura të gjitha operacionet qeveritare deri në fund të këtij viti dhe madje edhe në vitin 2019.
Nëse do të ketë mbyllje të agjencive qeveritare, kjo do të prekte rreth 380 mijë punonjës federalë ndërsa 420 mijë të cilësuar si “të domosdoshëm” pritet të mbeten në punë.
Nëse qeveria detyrohet të bëjë një mbyllje të pjesshme, ajo mund të jetë e shkurtër, ashtu si dy raste të tilla në fillim të këtij viti, e para tre ditë dhe e dyta vetëm gjashtë orë.
Mbyllja më e gjatë në historinë e SHBA, ka qenë ajo që filloi më 16 dhjetor 1995, dhe përfundoi 21 ditë më vonë. /voa/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
![Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-780x439.jpg)
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
![Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-20-780x439.jpg)
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
![Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-7-780x439.png)
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
![Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-780x439.jpg)
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
![Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-8-780x439.png)
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin