LAJMI I FUNDIT:

Studentët në Tiranë e humbin durimin, përplasen me Policinë e Shtetit

Studentët në Tiranë e humbin durimin, përplasen me Policinë e Shtetit

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje protesta e sotme e studentëve para kryeministrisë.

Një grup studentësh kanë tentuar të krijojnë një kordon rreth kryeministrisë por janë ndaluar nga policia.


Policët nuk i kanë lejuar dhe janë përpjekur t’i largojnë të rinjtë duke sjellë dhe përplasje.

Pjesa tjetër e studentëve nuk kanë qenë dakrod me grupin e të rinjve që tentuan të bëjnë kordonin duke sjellë kështu edhe debat mes studentëve.
Forcat shqiponja që kanë bërë kordonin nuk lejuan afrimin e studentëve te godina e kryeministrisë duke tentuar t’i largojnë. /Telegrafi/