Risi të shumta janë prezantuar në fushën e prokurimit publik në Kosovë, me qëllim të lehtësimit të procedurave të aplikimit, rritjes së transparencës dhe lehtësimit të qasjes në të dhënat publike. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) në Kosovë të titulluar “Prokurimi Publik në Zhvillim të Vazhdueshëm”.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i OEAK, tha se bizneset jo rrallëherë kanë shprehur shqetësimet e tyre përkitazi me aktivitetet e prokurimit publik, duke vlerësuar si pozitive zhvillimet e reja të cilat janë mundësuar falë gatishmërisë së institucioneve përkatëse por edhe mbështetjes konkrete të programeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Udhëheqës i programit të USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse në Kosovë, Stephen Carpenter, tha se publikimi i plotë i kontratave të tenderëve në sistemet elektronike për opinionin e gjerë rezulton në transparencë më të madhe, ndërsa zhvillimi i sistemi të prokurimit elektronik që përfshin të gjitha procedurat nga shpallja e ofertave deri të përzgjedhja e operatorëve ekonomik zvogëlon kontaktin fizik ndërmjet operatorëve dhe autoriteteve kontraktuese.
Ai vlerësoi si inkurajues gatishmërinë e komunave për bashkëpunim në këtë drejtim, ndërsa duke folur për transparencën në rritje, ai foli edhe për ndihmën që i është dhënë Organit të Shqyrtimit të Prokurimit (OSHP), që do të mundësojë transmetimin përmes internetit të seancave dëgjimore të këtij organi.
Sami Uka, anëtar i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), tha se ky institucion ka punuar ngushtë me aktivitetin e USAID në mënyrë që të zhvillojë më tej sistemin e prokurimit publik, njëkohësisht duke mundësuar rritjen e normave të transparencës përmes publikimit të të dhënave të procesit të prokurimit.
Ai njëkohësisht theksoi se KRPP do të vazhdojë zhvillimet për t’i kontribuar një mjedisi më të mire të prokurimit publik në vend.
Ndërsa, Blerim Dina, kryetar i OSHP-së, përmendi mes të tjerash zhvillimin e fundit të bërë nga ky institucion i cili mundëson transmetimin e drejtpërdrejt të seancave të prokurimit duke thënë se përmes kësaj synohet rritja e transparencës dhe qasja më e afërt me operatorët ekonomik.
Ai tha se OSHP po ashtu është angazhuar në publikimin e vendimeve të lëshuara si dhe në zhvillimin e sistemit elektronik të ankesave, zhvillime këto të cilat janë reflektuar edhe në rritje të numrit të ankesave të raportuara në këtë institucion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit