LAJMI I FUNDIT:

Franca rrit deficitin buxhetor

Franca rrit deficitin buxhetor

Deficiti buxhetor i Francës ka gjasa të tejkalojë kufirin e Bashkimit Europian prej 3 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm dhe të arrijë 3.4 për qind,

Kështu u shpreh presidenti i Asamblesë Kombëtare Richard Ferrand sipas Reuters. Franca pritet të thyejë kufirin e deficitit pasi Presidenti Emmanuel Macron i bëri lëshime protestuesve antiqeveritarë më parë këtë muaj, duke bërë një gropë prej 10 miliardë eurosh në buxhet.

“Ne marrim përgjegjësinë për të patur një deficit më të lartë se sa pritet, ndoshta në 3.4 për qind të prodhimit kombëtar bruto. Por do të jetë një kulm ciklik, jo një trajektore strukturore”, tha Ferrand.


Macron njoftoi rritjen e pagave për punëtorët më të varfër dhe një ulje taksash për shumicën e pensionistëve, raporton Reuters.

Para njoftimeve të tij, deficiti i Francës pritej të arrinte 2.8 për qind në 2019. Komisioneri ekonomik i BE, Pierre Moscovici tha se një tejkalim i pritshëm i kufirit të deficitit nga Franca mund të tolerohet vetëm nëse do të jetë e përkohshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori