LAJMI I FUNDIT:

Klipi i duetit të Ardian Bujupit me Helly Luv është xhiruar në Dubai

Klipi i duetit të Ardian Bujupit me Helly Luv është xhiruar në Dubai
Helly Luv dhe Ardian Bujupi (Foto: Instagram/HellyLuv)

Ardian Bujupi e ka publikuar një paraqitje të shkurtër të videoklipit të bashkëpunimit të tij me këngëtaren kurde, Helly Luv.

Kemi njoftuar më herët për duetin që do ta sjellë këngëtari shqiptar dhe që do të lansohet të martën (18 dhjetor).


Në bazë të asaj që shihet në paraqitjen e shkurtër, xhirimet e videos muzikore janë bërë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Prandaj, në klip do të shohim automjete luksoze dhe atraksione të shumta.

View this post on Instagram

The Trailer to the Bomb 🚀🚀 @hellyluv #2days

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on Dec 16, 2018 at 11:21am PST

“Guns&Roses” është titulli i këtij bashkëpunimi, derisa kolegia e tij e ka quajtur Ardianin një këngëtar të mrekullueshëm.

Lajmet për Ardian Bujupin
Lexo po ashtu Lajmet për Ardian Bujupin

View this post on Instagram

a jeni gati 🔫🌹 @hellyluv #6days

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on Dec 12, 2018 at 10:18am PST

Helan Abdulla (emri i vërtetë i Helly Luv) është këngëtare, valltare, koreografe, aktore dhe modele kurde, e lindur në Urmia të Iranit.

Karriera e saj nisi përmes videove që i publikonte në Myspace dhe YouTube, teksa këndonte versionet e saja të këngëve të njohura.

Pastaj, ajo filloi të lansonte materiale të veta muzikore, si dhe është paraqitur si aktore në filma dhe videoklipe të ndryshme.

Popullariteti i Hellyt në muzikë u rrit falë suksesit të këngës “Risk It All” të publikuar në vitin 2013, ndërsa që atëherë ajo nuk ka hequr dorë nga muzika, ndërsa është marrë edhe me projekte të reja si aktore. /Telegrafi/