LAJMI I FUNDIT:

Unazën që e humbi në guaskën e tualetit, e gjeti disa vite më vonë (Foto)

Unazën që e humbi në guaskën e tualetit, e gjeti disa vite më vonë (Foto)

Paula Stanton nga New Yersey i Shteteve të Bashkuara, mendoi se e humbi përgjithmonë unazën e saj me diamante – u befasua kur ia kthyen pas nëntë vitesh.

Unazat martesave apo e përvjetorëve janë shumë të çmueshme dhe sentimetale, andaj humbja e tyre do ishte një zemërim i madh, transmeton Telegrafi.

Kjo i ndodhi një gruaje, që e humbi unazën e përvjetorit të 20-të, derisa po e pastronte guaskën e tualetit dhe nuk mbajti shpresë së do t’i kthehej ndonjëherë.


Staton që e humbi unazën

“Më dhimbsej shumë dhe më vinte keq të tregoja, sepse turpërohesha”, ka thënë Staton.

Vitet kaluan dhe bashkëshorti ia zëvendësoi atë me një unazë tjetër, por ajo e donte origjinalin. Në përpjekje që ta gjente, para dy vitesh nisi një kërkesë ndaj pjesëtarëve të shërbimit publik.

Shefi i këtij shërbimi, Ted Gogol e lexoi me vëmendje kërkesën e saj, ndërsa iu kujtua diçka e shndritshme që pa në baltë, skaj një gypi që ndodhet në afërsi të shtëpisë së saj.

Gogol i cili e gjeti unazën në kanalizim

“Kjo zonë ka mbi 1,100 puseta, që i pastrojmë kohë pas kohe. Nuk e besoja se mund të ishte pikërisht unaza e saj”, ka thënë Gogol.

Me të kontaktuar Staton, ai u bind se është unaza saj dhe ia ktheu, duke e bërë shumë të lumtur pronaren.

“Ka mundur të thyhet, të shkrihet, apo të humbet përgjithmonë, por jo ishte e bërë që të më kthehet”, ka thënë Staton, e cila e mban me krenari pasi ta ketë pastruar mirë. /Telegrafi/