LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon përleshja në Paris gjatë protestës së ‘Jelekëve të Verdhë’

Vazhdon përleshja në Paris gjatë protestës së ‘Jelekëve të Verdhë’

Në disa lokacione të Parisit në Francë kanë shpërthyer përleshje mes protestuesve, të ashtuquajturit “Jelekë të Verdhë” dhe policisë, e cila nga ana e saj ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë masat që u përpoqën të thyenin kordonin e forcave të sigurisë.

Përleshjet kanë shpërthyer në një rrugë dytësore pranë avenysë Champs-Elysees, ku demonstruesit u përpoqën që nga avenya të kalonin në rrugicat më të vogla, të cilat nuk janë të mbyllura për trafik.


Njësitë speciale të policisë po përpiqen të mbajnë protestuesit në zona të caktuara, përcjell Telegrafi.

Policia franceze thotë se ka arrestuar të shtunën 85 protestues të “Jelekëve të Verdhë”, të cilët kanë protestuar në Paris.

Protestat filluan si një reagim ndaj rritjes së paralajmëruar të taksave të karburanteve dhe që u shndërruan në një kryengritje kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, pavarësisht thirrjes së qeverisë për të ndalur.

Numri i njerëzve të arrestuar të shtunën e kaluar ishte 500. Edhe protesta e sotme u shoqërua me përleshje mes protestuesve dhe policisë e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila kishte pushtuar rrugët pranë bulevardit Champs-Elysees. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori